Teknologjia ndihmon të verbërit
të “shohin” kryeveprat e artit
Thesaret e muzeumeve të artit tani mund t’i shijojnë edhe të verbrit, apo vizitorët me probleme shikimi. Printimi 3-dimensional e sjell në jetë veprën e punuar në telajo
Thesaret e muzeumeve të artit tani mund t’i shijojnë edhe të verbrit, apo vizitorët me probleme shikimi. Printimi 3-dimensional e sjell në jetë veprën e punuar në telajo. Vizitorët mund të prekin me dorë relievin e printimit, të dallojnë fytyrat, apo pejsazhet e pikturës. Në Vjenë një printer ka krijuar në forma tre-dimensionale disa nga kryeveprat më të njohura të botës:
“Puthja” e Gustav Klimtit ndërthur stilin bizantin me vezullimin e arit. Ajo është një ndër veprat më të njohura të “Periudhës së Artë” të artistit austriak të fillimit të shekullit XX.
Vizitorët në muzeun Belvedere në Vjenë mund të shohin veprën origjinale ose një kopje të printuar të saj, të cilin mund ta prekin edhe me dorë.
Tani, të verbrit apo kushdo që ka probleme shikimi mund ta përjetojnë këtë kryevepër, duke prekur detajet e një riprodhimi 3-dimensional.
Andreas Reichinger ka punuar që nga viti 2000 për të transformuar veprat 2-dimensionale në punime artistike që mund të përjetohen përmes prekjes. Projekti i tij realizohet falë një pajisjeje të teknologjisë së lartë. Ai thotë se “Puthja” ishte projekti më i vështirë:
"Kjo vepër ka elementë figurativë dhe fizikë. Ka edhe pjesë 2-dimensionale dhe ornamentale. Ka rëndësi të gjendet balanca, që të përcillen pjesët që mund të përfaqësohen me 3 dimensione, por edhe të mos humbasin elementët dy dimensionalë në këtë reliev”.
Dominika Raditsch thotë se ai e arrin me sukses synimin: "Shumë bukur! Tamam ashtu si piktura! Ka shumë detaje”.
Vizitorja Raditsch, e cila humbi shikimin kur ishte katër vjeçe, thotë se mund t’i imagjinojë pamjet në mendje, kur prek me dorë relievin 3-dimensional:
"Pak a shumë ka forma të rrumbullakta, të ndërthurura. E dallon me dorë. Në shumë pjesë është e sheshtë dhe mendoj se është e ndritshme”.
Falë mjeshtërisë së inxhinierit Reichinger, gjenialiteti i Klimtit dhe bukuria e veprës së tij “Puthja” tani kënaqin jo vetëm syrin, por edhe shqisa të tjera.
/voa/
(er.nu/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
25.7%
-
Keq
51.4%
-
Nuk e di
23%
Vota total: 74
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KFOR: Inspektimi i Urës së Ibrit u bë pa koordinimin tonë, u njoftuam disa orë para se të niste
8 Gusht, 22:52
-
Video bëhet virale, shikoni si reagon gomari pasi ‘shoku’ i tij rrëzohet teksa vrapon
8 Gusht, 22:41
-
Rama dhe Erdogan bisedë telefonike! Presidenti turk: Bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet! Shqipëria të punojë për eliminimin e organizatës FETO
8 Gusht, 22:20
-
Sëmundjet e zemrës, hapat që duhet të ndiqni për të parandaluar rrezikun
8 Gusht, 22:19
-
Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur
8 Gusht, 22:05
-
14.4 trilionë $ në duart e vetëm 3 mijë njerëzve në botë! Të taksojmë 'super të pasurit' është e mundur dhe më e nevojshme se kurrë
8 Gusht, 21:58
-
Ministri i Mbrojtjes në parkun arkeologjik të Finiqit: Biletaria dhe infrastruktura s’janë dëmtuar! Helikopteri frenoi përhapjen e flakëve në zonat e banuara
8 Gusht, 21:50
-
Largimi i legjendës: Pepe mbyll karrierën në moshën 41-vjeçare
8 Gusht, 21:48
-
Konfirmohet debati mes Trump dhe Harris! Dy kandidatët presidencialë bien dakord për datën 10 shtator
8 Gusht, 21:34
-
Zjarri në Finiq pranë Parkut Arkeologjik/ Studiuesi Jani Koçillari në Report Tv: Një nga sitet më të rëndësishme në Shqipëri pas Apollonisë dhe Bylisit
8 Gusht, 21:18
-
Mero Baze: Një rekomandim për të shmangur dëshpërimin e PD
8 Gusht, 21:15
-
Zjarri në Finiq, Report Tv në parkun arkeologjik, s’ka dëmtime të mëdha në monumente e sinjalistikë
8 Gusht, 21:05