Teknologjia në zgjedhje, anëtarët e KQZ: Në sfidë me kohën! Vota e emigrantëve? Mision i pamundur

Anëtarët e rinj të KQZ  që nisën zyrtarisht punën, sfidën e parë e kanë me implementimi e teknologjisë në zgjedhje për të mundësuar identifikimin biometrik, një prej dakordësive të dala nga marrëveshja e 5 qershorit në Këshillin Politik.

Dy anëtarët e Komisionit të Rregullatorit që do hartojnë gjithë kuadrin ligjor, Dritan Çaka dhe Muharrem Çakaj tregojnë se procesi duhet të përmbyllet brenda 6 muajve dhe se grupi i punës është vendosur tashmë në lëvizje.

“Koha është sfiduese është e vërtetë. Ekziston një vullnet i plotë për ta realizuar, e para sepse është një detyrim ligjor. Do punojmë pa orar për të bërë të mundur realizimin e teknologjisë. Minimalisht do të futet 100%  pjesa e identifikimit biometrik dhe sistemi pilot për atë përqindje që është përcaktuar në kodin Zgjedhor”, shprehet Dritan Çaka.

“Sfidë më vete është dhe koha shumë e shkurtër, nëse ka vullnet të mirë mund të realizohet si projekt, është 100% i realizueshëm. Procesi do të monitorohet hap pas hapi. Besoj shumë shpejt do të shohim vullnetin e qeverisë”, shprehet Muharrem Çakaj.

A i tremben anëtarët e KQZ ndonjë dështimi të mundshëm të këtij procesi?

Pjesa e teknologjisë në rastin konkret i është deleguar më shumë nënkomisionerit, i cili do jetë personi përgjegjës që do mbikëqyrë gjithë këtë punë. Çdo procedurë do të bazohet te ligji për prokurimin publik. Ky ligj ka përcaktuar të gjitha etapat dhe procedurat në implementim. Implementimi kërkon vullnet por edhe pajisje”, shprehet Dritan Çaka.

“Neni 179, pika 2 parashikon që brenda tre muajve nga miratimi i Kodit Zgjedhor, edhe pasi grupi i punës ka hartuar specifikimet dhe ka nxjerrë një vlerë të përafërt të projektit dhe kohë, këtu besoj do duket vullneti i mazhorancës dhe qeverisë për të alokuar fondet. Nuk ka asnjë arsye deri në këto momente për të aluduar dhe ngritur shqetësime. Vullneti deri më tani duket i plotë dhe i sinqertë”, shprehet Muharrem Çakaj.

Për anëtarin e Komisionit të Sanksioneve dhe Ankimimeve, Ledio Braho, implementimi i teknologjisë për zgjedhjet e ardhshme do mund të realizohet nga vullneti i qeverisë për të siguruar fondet.

“Shumica e votimeve janë 4 me 1 kështu që uroj që mos bëhen pengesë anëtarët e propozuar nga mazhoranca në lidhje me identifikimin biometrik. Situata do shihet në vijim. Një nga problemet kryesore është buxheti, sepse shkon diku 15 milion euro i gjithë projekti për identifikimin biometrik”, shprehet Ledio Braho.

Por përveç implementimit të teknologjisë, një tjetër përgjegjësi e KQZ është dhe sigurimi i votës së emigrantëve. Për Ledio Brahon është mision i pamundur.

“Nuk e shoh të arritshme votën e emigrantëve. Nuk ka kohë të mjaftueshme. Për sa kohë nuk ka votim elektronik dhe numërim online, e shoh të pamundur sepse çdo lloj votimi tjetër do ishte i kontestueshëm”, shprehet Braho.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur grupin e punës i cili do të merret me implementimin e  teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, për të mundësuar identifikimin biometrik të zgjedhësve. Grupi i punës përbëhet përbëhet nga 7 anëtarë , ku janë përcaktuar Ylli Merkaj, Nexhmi Mezani, Ana Tenolli, Mirela Gega, Drejtori juridik i KQZ-së dhe dy ekspertë të jashtëm të IT.

Implementimi i teknologjisë në zgjedhje do të mbikëqyret nga Nënkomisioneri, Lealba Pelinku.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bimi: 15/10/2020 01:08

    Opaaaa. Shikoni kur te dali tani Haçkoviçi, nipi i Halim Kosoves e te bej gam gam per voten e emigranteve. Per vete as qe nuk mundet te votoje se ky palo „patriot“ ka lene shtetesine shqiptare. Hajt se vendin si depulesh ta ka siguruar daja po he

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic