Teksas/ 21 të vdekur! Bilanci i ri tragjik nga sulmi me armë në shkollën fillore, 18-vjeçari qëlloi gjyshen e tij para se të vriste fëmijët

Salvador Ramos është autori i masakrës në Teksas, ku hyri i armatosur në shkollë dhe qëlloi për vdekje nxënësit dhe mësuesit. Numri i viktimave ka mbërritur në 21, prej të cilëve 19 janë fëmijë. Autori 18-vjeçar ishte i armatosur me një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike AR-15 dhe karikatorë me kapacitet të lartë kur hyri në shkollën Uvalde.

Dyshohet se adoleshenti ka qëlluar gjyshen e tij para se të kryente aktin e rëndë. Shefi i Policisë së Distriktit të Pavarur të Shkollës Uvalde, Pete Arredondo tha se të shtënat filluan në orën 11:32 me orën lokale të së martës dhe se hetuesit besojnë se sulmuesi "veproi i vetëm gjatë këtij krimi të tmerrshëm".

Para se të hynte në shkollë, braktisi automjetin dhe nisi sulmin ndërsa arsyeja mbetet e paqartë. Ditën e djeshme, guvernatori i Teksasit, Greg Abott konfirmoi vdekjen e 14 fëmijëve dhe një mësuesi ndërsa sot është rritur numri i viktimave. Mes tyre është efhe vetë autori, i cili u vra nga forcat policore.

Shoku i autorit të sulmit Salvador Ramos, 18-vjeçarit që kreu masakrën në Teksas të SHBA-ve ku vdiqën 21 persona, 19 prej tyre fëmijë,ka treguar se autori, i ka dërguar mesazhe me armë dhe municione të shumta disa ditë para sulmit.

Miku, i cili nuk donte të identifikohej me emër, tha se ishte disi i afërt me Ramos. Ai tha se18-vjeçari i kishte çuar para katër ditësh foton e disa fishekëve. Kur ai e kishte pyetur Ramosin se për çfarë ishin fishekët, ai nuk kishte dhënë shpjegim.

Miku tha se Ramos ishte tallur nga të tjerët për rrobat që kishte veshur dhe gjendjen financiare të familjes së tij.

“Ai nuk do të donte të shkonte në shkollë … Ai mezi vinte në shkollë”, tha miku i autorit të masakrës.

Pas sulmit të rëndë të 18-vjeçarit në Teksas, ka reaguar presidenti i SHBA-ve Joe Biden, ai i ka kërkuar amerikanëve që t’i japin fund tregtimit apo reklamimit të armëve duke qenë se po ndodhin shumë ngjarje të rënda.

“Si komb duhet të pyesim, kur do të ngrihemi për t’i dhënë fund tregtimit të armëve? Në emër të Zotit, do të bëjmë atë që të gjithë e dimë se duhet bërë. Pse ne vazhdojmë ta lejojmë këtë të ndodhë? Pse jemi të gatshëm të jetojmë me këtë masakër?", pyeti Biden.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Ishte dëshmitar i tragjedisë së Teksasit/ Shqiptari nga Kosova tregon momentet e tmerrit: Isha vetëm 30 metra larg, zhurma ishte shumë e fortë

Tragjedia në Uvalde të Teksasit (SHBA), ku 18-vjeçari Salvador Ramos, me armë zjarri vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në shkollën fillore të qytetit, ka shumë dëshmitarë.

Ata me sytë e tyre panë llahtarinë që ndodhi mbi nxënësit, që në atë shkollë, janë nga klasa e parë deri në të gjashtën.Mes këtyre dëshmitarëve të shumtë, prindër e kalimtarë të rastit, qëlloi të jetë edhe Fidan Mustafa, i cili nga viti 2005, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka rreth një vit që jeton në Uvalde. Në rrëfim për RTKlive, si dëshmitar i rastësishëm i kësaj kasaphane, ku viktima janë nxënësit nga klasa e dytë deri në të katërtën, e ka të vështirë të përshkruajë tërë atë se çfarë ka parë.

“Është e tmerrshme çfarë ka ndodhur”, thotë Fidan Mustafa, 37 vjeçari që nga Kosova, me prejardhje nga fshati Poterq i Epërm, komuna e Klinës.

Thotë se nuk do ta kishte menduar se dërgimi i një pice tek një klient, do të ishte shkak që ai të përjetonte si dëshmitar këtë tragjedi. Krejt ndodhi mëngjesin e së martës, rreth orës 11:30 minuta.Si pronar i një restoranti që shërben dhe shpërndan pica, në bisedë për RTKlive, Fidani tregon se kishte marrë një porosi nga një klient.

“Klienti e ka shtëpinë afër shkollës. Ia dërgova ushqimin dhe meqë koha ishte e mirë, dritaren e veturës e kisha të hapur”, tregon ai për RTKlive. “Kur papritur kam dëgjuar krisma të armës”.

Thotë se ishin krisma të forta. “Aq të forta ishin krismat, sa kam menduar se po shkrepin pranë veturës”.

Në atë moment, rrëfen se ka ndaluar veturën. “Dola nga vetura të shoh çfarë po ndodhë”. Tregon se në vendin ku ishte, mbërriti edhe patrulla me sherifë (policia në Teksas).”Sherifët filluan të shtënë me armë dhe njëri prej tyre më bërtiti, që të hyjë në veturë, të shtrihem e të mos lëvizë”, thotë Fidani, duke përshkruar këtë ngjarje makabre.

“Shkolla nga ku gjuante personi i armatosur në drejtim të sherifëve, ishte vetëm rreth 30 metra larg”, thotë ai. “Kam hy në veturë dhe kam qëndruar rreth 10 minuta”.

Fidani tregon se pas pak, nisën të vijnë edhe njerëzit nga shtëpitë përreth si edhe ata që ishin në qytet, për të parë se çfarë po ndodhte afër shkollës. “Paniku ishte i madh sepse shumë prej tyre kanë fëmijët në atë shkollë”.

“ishte e tmerrshme. Fëmijët e mësueset bërtisnin në shkollë. Dëgjoheshin të bërtiturat e tyre edhe në rrugë”, thotë Fidani, i cili disa herë gjatë bisedës për RTKlive, e përmend faktin se ndoshta, nuk gjen fjalët e duhura për të përshkruar llahtarinë e asaj çfarë ka parë.

“Sherifët erdhën menjëherë dhe e rrethuan shkollën”, thotë ai.

Megjithatë, kjo është vetëm njëra pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndë. Rrëfimi në pika të shkurtra, që një person i ka dhënë policisë në ato momente, lë të kuptohet se dëshmitari kosovari me prejardhje nga Klina, ka parë vetëm gjysmën e tragjedisë.

“Ky qytetari (amerikan) që i tregoi policisë se çfarë ka parë, e ka shtëpinë afër shkollës”, thotë Fidani për RTKlive.

“Ai i tregoi policisë se ka qenë duke pirë kafe, kur ka dëgjuar zhurmën, pasi një veturë ka rënë në kanalin skaj rrugës”, rrëfen Fidani.

Sipas kosovarit, dëshmitari amerikan i ka treguar policisë se sulmuesi, pasi ka rënë në kanal, ka kapërcyer rrethojën, ka kaluar fushën e sportit dhe është nisur drejt shkollës.

“Ai po ndiqej sepse para se të vinte në shkollë, e kishte qëlluar me armë gjyshen e tij, e qytetarët e kishin lajmëruar rastin në polici, prandaj po ndiqej”.

Dëshmitari nga Klina me banim në Teksas, tregon se policia i kishte thënë personit të armatosur që të ndalonte, por ai kishte qëlluar në drejtim të tyre, duke i plagosur dy prej tyre.

“Ai dëshmitari siç e dëgjova duke i treguar policisë, pasi i ka plagosur policët, e ka mbushur armën edhe ka hyrë në shkollë”, thotë Fidani për RTKlive.

“Unë kam qëlluar, në momentin kur agresori ishte në shkollë”.

Në pyetjen e RTKlive, nëse ka informacione se si është vrarë sulmuesi 18 vjeçar, Fidan Mustafa tregon se një gjë e tillë ende nuk dihet pasi ka dilema nëse atë e kanë vrarë apo është vetëvrarë.

“Shkollat kanë sigurim, por nuk janë të armatosur. Nuk ka treguar ende askush nëse atë e kanë vrarë apo ai e ka vrarë veten”, thotë ai. “Tani rastin po e heton FBI (Zyra Federale e Hetimeve)”.

Sa për motivet që kanë mundur ta shtyjnë një 18 vjeçar të kryejë një akt të tillë, Fidani thotë se ka spekulime, por asgjë zyrtare deri më tash.

“Ky ka qenë nxënës i shkollës së mesme. Të premten kanë pasur mbrëmjen e maturës”, thotë ai. “Mediat këtu po raportojnë se ai dhe tre të tjerë, kishin planifikuar të sulmojnë këtë shkollë, por edhe shkollën tjetër të mesme”.

Sipas tij, spekulimet janë të ndryshme. “Dikush thotë se aktin e ka kryer për hakmarrje sepse e ka humbur vitin shkaku i suksesit të dobët, dikush tjetër se ai ka pasur problem me shkollë me mësimdhënës, por saktë nuk dihet”.

Sidoqoftë, ajo që tashmë dihet me siguri është se 19 fëmijë nga klasa e dytë deri në të katërtën dhe dy të rritur, u vranë nga plumbat e një 18 vjeçari.

Fidani thotë se qyteti në Uvalde të Teksasit, sot është zgjuar i zymtë dhe në fytyrën e çdo personi vërehet pikëllimi i thellë.

Tregon se autoritetet ende nuk kanë treguar se kur do të organizohet ceremonia e varrimit, kurse frika e paniku mes banorëve edhe më tej vazhdon.

“Edhe djali im që është 5 vjeç, ishte në çerdhen që ndodhet afër shkollës dhe e ka përjetuar panikun”, rrëfen Fidani për RTKlive.

“E dini çfarë më tha-babi po kam shumë frikë!”

Ora 20:44
Flet gjyshi i autorit të masakrës në Teksas, nuk e dija se kishte armë

Familja e Salvador Ramos, i cili sulmoi një shkollën fillore Teksas të martën dhe vrau 19 fëmijë dhe dy mësues, nuk e kishte idenë se 18-vjeçari kishte blerë dy armë AR-15, pas ditëlindjes së tij.

Blerja e të riut, që sapo kishte arritur moshën madhore, ishte zyrtarisht e ligjshme. Pasojat e këtij akti u panë shpejt në mënyrën më tragjike.

Gjyshi i tij, Ronaldo Reges, tha se nuk dinte për blerjen, as ai dhe as gruaja e tij Celia, e cila u qëllua dhe u plagos rëndë nga nipi i saj.

“Po ta dija, do ta kisha thënë”, tha 74-vjeçari.

Ai tha se nipi ishte fëmijë i qetë që nuk fliste shumë.

Ora 20:10
Sulmi në Teksas, Zelensky dhe liderët botërorë mesazhe ngushëllimi për familjarët

Volodymyr Zelensky ka folur shpesh në tre muajt e fundit për tmerret e papara në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë.

Por duke folur përmes lidhjes video në Forumin Ekonomik Botëror në Davos më herët sot, ai dënoi të shtënat në Teksas dhe ofroi ngushëllimet e tij për të prekurit.

Ndërkohë, ne kemi pasur reagime të mëtejshme nga liderët e tjerë botërorë:

Presidenti i Francës Emmanuel Macron e cilësoi të shtënat një "sulm frikacak"  duke thënë se ai ndante "tronditjen dhe pikëllimin e amerikanëve".

Justin Trudeau i Kanadasë tha se jeta e një komuniteti të tërë kishte ndryshuar përgjithmonë nga një "ngjarje e paimagjinueshme".

Jacinda Ardern, kryeministrja e Zelandës së Re e cila dëshmoi një të shtëna masive në dy xhami në Christchurch në 2019 tha se ajo i shikonte ngjarje të tilla jo si një politikane, por "si një nënë".

Ora 18:17
Masakra në Teksas, Biden pritet të vizitojë shkollën ku ndodhi sulmi

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se presidenti Joe Biden së shpejti do të vizitojë vendin e të shtënave masive të së martës në Uvalde, Teksas.

Asnjë detaj i udhëtimit ende nuk është finalizuar, por një zyrtar i lartë i administratës tha se mund të ndodhë që në fundjavë.

Presidenti thuhet se nuk dëshiron të shkëpusë vëmendjen nga përpjekjet e vazhdueshme të reagimit nga zbatimi i ligjit dhe të tjerët në komunitet.

Të martën e kaluar, Biden vizitoi komunitetin e zezakëve në Buffalo, Nju Jork, ku një adoleshent i armatosur qëlloi për vdekje 10 blerës në një supermarket lokal në një krim të urrejtjes me motive racore.

Ora 17:38
'Kam një sekret të keq', vrasësi në Teksas shkëmbeu mesazhe me ndjekësen e panjohur pak para sulmit

1653487576_Capture.JPG

Sulmuesi 18-vjeçar i Uvalde i dërgoi një mesazh dikujt në Instagram se "Kam një sekret të keq" vetëm disa orë para se të vriste 19 fëmijë dhe dy mësues në shkollën fillore Robb .

Tre ditë para sulmit, një llogari në Instagram e lidhur me sulmuesin Salvador Ramos postoi një foto të dy pushkëve të shtrira në një qilim. 

Pronarja e llogarisë së etiketuar në Instagram shkroi në një histori të postuar pas të shtënave se Ramos e kishte etiketuar atë dhe i kishte dërguar një mesazh të paqartë.   

Vajza, e cila nuk e ka përfshirë emrin e saj në llogarinë e saj dhe që prej atëherë e ka bërë private atë, ka postuar një seri pamjesh të mesazheve që ajo tha se i kishte shkëmbyer me sulmuesin në ditët para masakrës.

"Çfarë duhet të bëjnë armët tuaja me mua?" e pyeti ajo.

"Ji mirënjohës që të kam etiketuar," i tha Ramos dhe ajo u përgjigj: "Unë nuk të njoh ty dhe më etiketove në një foto me disa armë."

Në një mesazh tjetër që dukej se ishte dërguar mëngjesin e të shtënave, Ramos shkroi "Unë jam gati të"

por nuk tha se çfarë do të bënte. “Kam një sekret të keq”, ka shkruar ai në një mesazh tjetër. "Dua të ta them."

Në mesazhet e postuara në historinë e saj përpara se ajo të bëhej private, vajza tha se nuk jetonte në Teksas dhe nuk e njihte Ramos.

“Arsyeja e vetme që iu përgjigja ishte sepse kisha frikë prej tij dhe do të doja të rrija zgjuar që të paktën të përpiqesha ta bindja që të mos kryente krimin e tij”, shkroi ajo. "Unë nuk e dija."

Ora 16:48
Sulmi në Teksas, Biden i kërkon Kongresit të miratojë legjislacionin për sigurinë e armëve

1653378285_Capture.JPG

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Teksas ku një 18 vjeçar qëlloi me armë duke lënë të vdekur 21 persona mes tyre 19 fëmijë Presidenti Biden i kërkoi Kongresit të miratojë legjislacionin për sigurinë e armëve.

"Ne e dimë se ligjet e armëve nuk mund dhe nuk do të parandalojnë çdo tragjedi. Por ne e dimë se ato funksionojnë dhe kanë një ndikim pozitiv. Kur kaluam ndalimin e armëve sulmuese të shtënat masive ranë. Kur ligji skadoi të shtënat masive u trefishuan ”, shkroi Biden në Twitter këtë mëngjes. 

Ora 16:15
Sulmi në një shkollë në Teksas, Papa Françesku: Më është thyer zemra, duhen kontrolle më të forta të armëve

Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij për tragjedinë e të shtënave në shkollën e Teksasit dhe dërgoi lutjet e tij për viktimat dhe familjet e tyre gjatë audiencës javore të mëngjesit të sotëm. 

“Zemra ime është thyer për të shtënat masive në shkollën fillore në Teksas”, tha ai.

Papa bëri thirrje gjithashtu për kontrolle më të forta të armëve, në mënyrë që tragjedi të tilla të mos ndodhin më kurrë.

Udhëheqësit e tjerë evropianë, përfshirë kryeministrat e Sllovakisë, Irlandës dhe Finlandës, po dërgojnë gjithashtu ngushëllimet e tyre sot.

 “Isha thellësisht i pikëlluar nga lajmet nga Teksasi, ku jetët e fëmijëve u morën në një tërbim vrastar,” tha kryeministri sllovak Eduard Heger.

Ndërkohë, kryeministri irlandez Micheal Martin i quajti të shtënat një tragjedi të tmerrshme dhe tronditëse dhe ofroi ngushëllimet e tij të përzemërta për familjet e viktimave.

 Edhe kryeministrja finlandeze Sanna Marin u dërgoi mendimet e saj familjeve të viktimave.

“Zemra ime është me të gjithë ata që humbën fëmijët dhe të dashurit e tyre gjatë të shtënave masive në një shkollë fillore në Teksas”, tha Marin.

Ora 16:04
Para se të kryente sulmin në shkollë qëlloi gjyshen, detaje të reja nga sulmi i tmerrshëm në SHBA me 21 viktima ku 19 prej tyre ishin fëmijë

Të gjitha viktimat dhe plagosjet ndodhën brenda një klase në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas u shpreh Chris Olivarez zëdhënësi i Departamentit të Teksasit për Sigurinë Publike.

Sulmuesi u barrikadua në një klasë, duke vrarë dy mësues dhe 19 fëmijë.

“Ndërsa të shtënat po ndodhnin, oficerët po shkonin rreth shkollës, duke thyer xhamat dhe duke u përpjekur të evakuonin fëmijët dhe stafin. Më pas ata ishin në gjendje të hynin me forcë në klasën ku ishte sulmuesi”, tha ai.

Të gjitha viktimat janë larguar, identifikuar dhe familjarët e tyre janë njoftuar, tha togeri. Shumë fëmijë u plagosën brenda klasës, sipas Olivarez, por nuk ka një numër të saktë se sa në këtë moment. 

Kur u pyet nëse shkolla ishte një objektiv, Olivarez tha se ka ende "shumë pyetje pa përgjigje".

"Ne po përpiqemi ta përcaktojmë këtë, kjo është arsyeja pse ne po punojmë me FBI-në tani për të parë nëse ka pasur ndonjë tregues duke parë mediat sociale. Ajo që dimë për sulmuesin është se ai është banor këtu në Uvalde, ai ndoqi një nga shkollat ​​e mesme lokale, ai jetonte me gjyshërit e tij, ishte i papunë, nuk kishte miq, asnjë të dashur që mund ta identifikojmë në këtë kohë, pa histori kriminale, asnjë lidhje me bandën gjithashtu”, tha Olivarez.

Sulmuesi kishte një pushkë në posedim të tij kur ai hyri në shkollë dhe autoritetet po punojnë për të përcaktuar se çfarë lloji dhe kapaciteti i pushkës. 

“Qitësi kishte veshur një mbajtës jeleku taktik pa panele balistike kështu që zakonisht ato lloj transportuesish përdoren nga ekipet taktike, ekipet SWAT, ku mund të vendosin karikatorë, municion shtesë brenda atyre transportuesve dhe të jenë në gjendje të lëvizin në një formacion taktik”, tha Olivarez.

Olivarez tha se gjyshja e tij të cilën sulmuesi qëlloi më parë është ende gjallë dhe autoritetet po përpiqen të gjejnë gjyshin e tij dhe anëtarët e ngushtë të familjes.

Ora 13:36
Sulmi në Teksas/ 10-vjeçari mori certifikatë nderi pak orë para se të vritej! Nëna e tij: Atë buzëqeshje nuk do ta harrojë kurrë

Xavier Lopez, 10-vjeç, është identifikuar si një nga viktimat e sulmit tragjik me armë në shkollën fillore “Robb” ku mbetën të vdekur 21 persona.

Lajmin e konfirmoi nëna e tij, Felicha Martinez për Washington Post.

"Ai ishte gazmor. Buzëqeshjen e tij nuk do ta harroj kurrë. Gjithmonë do të gëzonte këdo”, tha Martinez.

Vetëm pak ditë para përfundimit të vitit të fundit të shkollës fillore, Xavier po numëronte ditët derisa të kalonte zyrtarisht në shkollë të mesme.

"Ai me të vërtetë mezi priste të shkonte në shkollën e mesme," tha nëna e tij.

10-vjeçari mori Certifikatë Nderi pak orë para se shkolla e tij të sulmohej me armë nga 18-vjeçari Salvador Ramos.

Përqafimi i fundit që Martinez i dha djalit të sajë, do të ishte një përqafim lamtumire, gjë të cilën ajo kurrë nuk e imagjinonte të ndodhte.

Martinez me zemër të thyer thotë se ishte krenare për djalin e saj dhe se donte që ai të ecte përpara./CNN

Ora 12:03
Kronologji e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara

 

Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara.

Më poshtë është një përmbledhje e sulmeve masive në vitet e fundit.

BUFFALO, 14 maj 2022 - Një person i armatosur qëlloi dhe vrau 10 afrikano-amerikanë brenda një supermarketi në një sulm me motive racore. Ai u arrestua dhe po mbahet ne burg.

NEW YORK 12 Prill 2022 - Në një nga sulmet më të dhunshme, 23 persona u plagosën kur një burrë 62-vjeçar aktivizoi një bombë tymi dhe hapi zjarr në një metro. Ai u arrestua një ditë më pas.

OXFORD, 30 nëntor 2021 - Katër nxënës u vranë dhe shtatë persona të tjerë u plagosën pasi një adoleshent hapi zjarr në një shkollë të mesme në Oxford, të shtetit Michigan.

INDIANAPOLIS, 16 Prill 2021 - Një ish-punonjës i kompanisë FedEx, i cili kishte qenë nën kujdesin psikiatrik, vrau tetë persona dhe plagosi disa të tjerë në një objekt të kompanisë në Indiana, para se të vetëvritej.

LOS ANGELES, 31 Mars 2021 - Katër persona, një prej të cilëve fëmijë, u vranë gjatë të shtënave në një ndërtesë zyrash në periferi të qytetit përpara se i dyshuari të arrestohej.

BOULDER, 22 Mars 2021 – Një sulm masiv në një supermarket në Boulder, Colorado la pas vetes 10 të vrarë, përfshirë një oficer policie.

ATLANTA, 16 mars 2021 - Tetë persona, përfshirë gjashtë gra me origjinë aziatike, u qëlluan për vdekje në një varg sulmesh në sallonet e masazhit në dhe rreth Atlantas. Një burrë i dyshuar është arrestuar në lidhje me vrasjet.

MILWAUKEE, 26 shkurt 2020 - Një person i armatosur hapi zjarr në kompleksin e birrës Molson Coors Beverage Co në Milwaukee, duke vrarë pesë bashkëpunëtorë përpara se të kryente vetëvrasje.

DAYTON, 4 gusht 2019 - Një person i armatosur hapi zjarr në qendër të qytetit Dayton të Ohios, duke vrarë nëntë persona, përfshirë të motrën. Sulmuesi u vra nga policia.

EL PASO, 3 gusht 2019 - Një burrë qëlloi për vdekje 22 persona në një dyqan Walmart në El Paso të Teksasi. Një deklaratë, që besohet të jetë shkruar nga i dyshuari, e quajti sulmin "një përgjigje ndaj pushtimit hispanik të Teksasit". Autoritetet arrestuan sulmuesin.

VIRGINIA BEACH, 31 maj 2019 - Një punonjës i pakënaqur i shërbimeve publike hapi zjarr ndaj bashkëpunëtorëve në një ndërtesë komunale në Virginia, duke vrarë 12 persona përpara se të vritej nga policia.

AURORA, 15 shkurt 2019 - Një burrë hapi zjarr në një fabrikë në Illinois pasi u pushua nga puna, duke vrarë pesë punëtorë përpara se të vritej nga policia.

THOUSAND OAKS, 7 nëntor 2018 - Një ish-veteran i marinës vrau 12 persona në një bar në Thousand Oaks, një paralagje e Los Angelesit. Më pas vrau veten.

PITTSBURGH, 27 tetor 2018 - Një person i armatosur hyri në sinagogën Tree of Life pranë Pittsburghut dhe qëlloi mbi besimtarët e mbledhur për të shërbyer Shabatin, duke vrarë 11 veta.

SANTA FE, 18 maj 2018 - Një 17-vjeçar hapi zjarr në shkollën e tij të mesme afër qytetit Houston, duke vrarë nëntë nxënës dhe një mësues, përpara se t'u dorëzohej oficerëve të policisë.

PARKLAND, 14 shkurt 2018 - Një ish-nxënës në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland të Floridas, vrau 17 nxënës dhe arsimtarë.

SUTHERLAND SPRINGS, 5 nëntor 2017 - Një burrë i dëbuar nga Forcat Ajrore amerikane për shkak të rrahjes së gruas dhe fëmijës së tij, qëlloi për vdekje 26 persona në një kishë të Teksasit, ku vjehrrit e tij luteshin. përpara se të vriste veten.

LAS VEGAS, 1 tetor 2017 - Një person i armatosur hapi zjarr në një festival të muzikës nga një suitë hoteli në katin e 32-të, duke vrarë 58 persona, përpara se të vetëvritej.

ORLANDO, 12 qershor 2016 - Një person i armatosur qëlloi për vdekje 49 persona në Pulse, një klub nate homoseksualësh, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

SAN BERNARDINO, 2 dhjetor 2015 – Burrë e grua vranë 14 persona në një kremte në vendin e punës në San Bernardino në Kaliforninë Jugore përpara se të vriteshin në një shkëmbim zjarri me policinë.

ROSEBURG, 1 tetor 2015 - Një person i armatosur sulmoi një kampus kolegji në Oregon, duke vrarë nëntë persona përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

CHARLESTON, 17 qershor 2015 - Një supremacist i bardhë vrau nëntë besimtarë afrikano-amerikanë në një kishë në Charleston. Ai u dënua me vdekje.

WASHINGTON, 16 shtator 2013 - Një ish-rezervist i marinës që punonte si kontraktor qeveritar vrau 12 persona në Uashington Navy Yard. Ai u vra më pas nga policia.

NEWTOWN, 14 dhjetor 2012 - Një person i armatosur rëndë vrau 26 veta, përfshirë 20 fëmijë nga pesë deri në 10 vjeç, në një sulm në shkollën fillore Sandy Hook në Connesticut.

AURORA, 20 korrik 2012 - Një person i armatosur i maskuar vrau 12 persona në një kinema në Aurora të Colorados. Ai u dënua disa herë më burgim të përjetshëm.

FORT HOOD, 5 nëntor 2009 - Një major ushtrie dhe psikiatër hapi zjarr në Fort Hood, një bazë e ushtrisë amerikane në Teksas, duke vrarë 13 persona./VOA

Ora 10:36
Sulmi në Teksas/ ‘Fëmijët e trembur vrapojnë të largohen dhe policia rrethon vendin’, momenti kur autori hyn në shkollë (VIDEO)

 

Në disa video të postuar në Facebook, duken pamjet e hyrjes së autorit të sulmit në shkollën fillore në Teksas, SHBA ku vdiqën 21 persona, 19 prej tyre fëmijë.

Ndërkohë që nxënësit e shkollës vrapojnë për t’u larguar, policia ka rrethuar vendin.

Ora 10:06
‘E tallnin shokët se s’kishte para dhe vishej keq’, flet shoku i autorit të sulmit në Teksas

Shoku i autorit të sulmit Salvador Ramos, 18-vjeçarit që kreu masakrën në Teksas të SHBA-ve ku vdiqën 21 persona, 19 prej tyre fëmijë,ka treguar se autori, i ka dërguar mesazhe me armë dhe municione të shumta disa ditë para sulmit.

Miku, i cili nuk donte të identifikohej me emër, tha se ishte disi i afërt me Ramos. Ai tha se18-vjeçari i kishte çuar para katër ditësh foton e disa fishekëve. Kur ai e kishte pyetur Ramosin se për çfarë ishin fishekët, ai nuk kishte dhënë shpjegim.

Miku tha se Ramos ishte tallur nga të tjerët për rrobat që kishte veshur dhe gjendjen financiare të familjes së tij.

“Ai nuk do të donte të shkonte në shkollë … Ai mezi vinte në shkollë”, tha miku i autorit të masakrës.

Ora 09:35
Sulmi me 21 viktima në Teksas, Biden: Kur do t'i japim fund tregtimit të armëve

1652890624_Capture.JPG

Pas sulmit të rëndë të 18-vjeçarit në Teksas, presidenti i SHBA Joe Biden i ka kërkuar amerikanëve që t’i japin fund tregtimit apo reklamimit të armëve duke qenë se po ndodhin shumë ngjarje të rënda.

“Si komb duhet të pyesim, kur do të ngrihemi për t’i dhënë fund tregtimit të armëve? Në emër të Zotit, do të bëjmë atë që të gjithë e dimë se duhet bërë. Pse ne vazhdojmë ta lejojmë këtë të ndodhë? Pse jemi të gatshëm të jetojmë me këtë masakër?", pyeti Biden.

Ora 08:55
Sulmi në shkollën fillore në Teksas, mësuesja e klasës së katërt njëra prej viktimave

Mësuesja e klasës së katërt Eva Mireles është identifikuar si një nga dy viktimat e rritura në një të shtënat në shkollë që la të vdekur edhe 19 fëmijë në shkollën fillore “Robb” në Uvalde, Teksas.

Një i afërm i Mireles tha se ajo do të mbahet mend si një nënë dhe grua e dashur.

"Ajo ishte aventureske. Unë patjetër do të thosha ato gjëra të mrekullueshme për të. Ajo padyshim që do t'i mungojë shumë," tha Amber Ybarra, 44 vjeç, nga San Antonio.

Ora 08:29
Teksas/ Autori i sulmit postoi 3 ditë përpara armët në Instagram

Autori i masakrës në shkollën fillore “Robb” në Teksas,18-vjeçari Salvador Ramos, 3 ditë  para se të kryente sulmin postoi në llogarinë e tij në “Instagram” foton e dy pushkëve të stilit AR15. Fotografia u postua si një “Story” me emrin e përdoruesit "salv8dor_".

Shumë shokë të klasës konfirmuan se llogaria i përkiste të armatosurit të dyshuar Salvador Ramos, i cili u qëllua për vdekje nga oficerët që iu përgjigjën të shtënave në shkollë. 

Ora 08:11
Foto/ Kush është 18-vjeçari, autori i sulmit me 21 viktima në Teksas! Para se të futej në shkollë me armë, qëlloi gjyshen e tij

1653459285_ramos.JPG

Salvador Ramos ishte emri 18-vjeçari i armatosur që ka marrë jetën e 21 personave, mes tyre 19 fëmijë në shkollën fillore të Uvalde në Teksas. Ramos, një ish student mbërriti i vetëm me makinë para shkollës.

Më pas braktisi automjetin dhe hyri në shkollë me pistoletë duke qëlluar.  Sipas raportimeve, Ramos u vra nga policia që ndërhynte. Para se të vritej, dyshohet se plagosi dy oficerë. Para se të hynte në shkollë, dyshohet se ka qëlluar edhe gjyshen e tij, 66 vjeçe, e cila ndodhet në gjendje kritike në spital.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani