TIRANE- Tekstet e nxënësve të arsimit parauniversitar do të jenë më të thjeshta, pa ngarkesa dhe më praktike për t’u mësuar. Kurrikulat e reja synojnë që nxënësit të mos mësojnë më përmendesh si tani. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se reforma do të sjellë ndryshime thelbësore. “Zhvendosja drejt kurrikulës së re është ndryshim rrënjësor.
Ajo vlerëson si parësor suksesin jo për sa më shumë nxënës, por për të gjithë ata. Kjo sigurisht kërkon rindërtimin e koncepteve profesionale të mësuesve dhe drejtuesve, për përmirësimin e nxënies dhe shkathtësisë së nxënësve. Ne synojmë perfeksionimin e brezave, ndaj po e rimendojmë arsimin”, deklaroi Nikolla. Tekstet e mbingarkuara, me gabime dhe përsëritje do të rishikohen tërësisht dhe më pas do të trajnohen mësuesit për mënyrën e zhvillimit të mësimit në shkolla.
Ministria Lindita Nikolla gjatë prezantimit të Reformës së Arsimit Parauniversitar deklaroi se programet lëndore që po hartohen nga e para, do të unifikohen me ato të Kosovës. Grupi i punës i ngritur për hartimin e kurrikulave të përbashkëta për shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në Shqipëri e Kosovë ka përfunduar raportin paraprak që parashikon ndërhyrje në sistemin parauniversitar. Raporti paraprak i grupit të punës është hartuar në bazë të konsultimeve me mësues, pedagogë, menaxherë arsimorë dhe studiues të arsimit nga Shqipëria dhe Kosova.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com