Pas debateve dhe diskutimeve për përmbajtjet e papërshtatshme të teksteve shkollore, Ministria e Arsimit ka vendosur se do të rishikoj dhe të bëjë transparente mënyrën se si do të përzgjidhen këto tekste.
“MAS shpreh angazhimin e plotë për rishikimin e të gjitha procedurave dhe mekanizmave për të bërë këtë proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës. Që në hapat e para të këtij procesi, MAS është kujdesur të mbrojë procesin nga çdo ndërhyrje, si nga administrata ashtu dhe nga politika” – pohuan burime zyrtare nga MAS.
Kjo e fundit ka përcaktuar që fondi prej 35 milion lekë, i parashikuar për pasurimin e bibliotekave të shkollave të kaloj si fond për investim në infrastrukturën shkollore.
/Shqiptarja.com