TEL AVIV, 12 korrik /ATSH-ANSA/ - Marrëveshja e grupit të vendeve 5+1 me Iranin për çështjen bërthamore të këtij të fundit përfaqëson një rrezik për paqen në botë, paralajmëroi sot kryeministri izraeli Benyamin Netanyahu.
Në takimin e fundit të kabinetit të tij qeveritar, kryeministri izraelit u shpreh i alarmuar për kursin e rifillimit nga ana e Fuqive të Mëdha të bisedimeve bërthamore me Iranin, me shpresën e arritjes së një marrëveshjeje.
"Në këtë mënyrë, Irani do të ketë rrugën të hapur për prodhimin e bombave atomike dhe për disponimin e miliarda dollarëve për qëllime terroriste", theksoi kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu./ a.jor.