Një burim diplomatik izraelit konfirmoi për ANSA-n se raundi i ri i negociatave midis Izraelit dhe Libanit do të fillojë të martën, më 14 korrik, në Romë dhe do të vazhdojë edhe në 15 korrik.
Sipas mediave libaneze, takimet do të mbahen në Ambasadën Amerikane në Romë, ndërkohë që nuk janë bërë të ditura më shumë detaje. Izraeli ka vijuar sulmet ndaj Libanit, edhe gjatë kohës që ka qenë në zbatim marrëveshja e armëpushimit mes dy vendeve.
Tel Avivi ka pretenduar se me sulmet në Liban ka synuar të godasë infrastrukturën e Hezbollahut.
Lajmi kryesor:
Lufta, Irani: Hormuzi është mbyllur sërish, për ne është më i rëndësishëm sesa bombat atomike! Trump këmbëngul: Ngushtica është e hapur








