Një çështje gjyqësore është hapur për skuadrën e Barcelonës, sulmuesit të saj Neymar dhe skuadrën braziliane të Santos.

Sipas raportimeve të mediave sportive, për dy skuadrat dhe Neymar, janë ngritur akuza të reja për korrupsion, në lidhje me transferimin e sulmuesit nga skuadra e Santos te katalanasit.

Akuzat janë ngritur nga një grup investitorësh, të cilët zotëronin 40% të të drejtave të transferimit të Neymar dhe sipas tyre, pagesa që duhet të bëhej nuk është realizuar në masën e parashikuar.

Santos, Barcelona, Neymar dhe nëna e tij Nadine Goncalves dhe N&N, kompania e familjes, sot kanë humbur apelin për të anuluar ngritjen e akuzës mashtrim dhe korrupsion”, thuhet në një deklaratë të Gjykatës së Lartë të Spanjës, pas vendimit të marrë prej saj, pasi palët e akuzuara kishin kërkuar rrëzimin e akuzave për mashtrim dhe korrupsion.

Vendimi i gjykatës nuk mund të apelohet dhe në rast se lojtari do të shpallet fajtor, rrezikon një dënim prej dy vitesh në burg si dhe një gjobë prej 8 milion paund.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com