Telashe për Dani Alves, futbollisti akuzohet për ngacmim seksual

Telashe për Dani Alves, futbollisti akuzohet për ngacmim seksual

Dani Alves

Dani Alves është akuzuar për një rast të dyshuar të ngacmimit seksual në një klub nate në Barcelonë. Për këtë arsye, futbollisti brazilian që luan për Pumas de México është denoncuar zyrtarisht për atë që ka ndodhur.

Gjithçka supozohet se ndodhi në 30 dhjetor 2022, datë në të cilën policia katalanase mori njoftim nga personeli i sigurisë së disko Sutton në Barcelonë, se lojtari kishte prekur një grua pa pëlqimin e saj. Sipas dëshmisë së gruas, Dani Alves  i kishte futur dorën poshtë të brendshmeve.

Stafi i lojtarit ka mohuar të gjitha akuzat, megjithatë nuk e mohojnë praninë e sportistit në diskotekë atë natë. Ankesa kundër Dani Alves është depozituar më 1 janar 2023 me shkak të sulmit seksual.

Lojtari nuk ka bërë asnjë lloj deklarate për akuzat kundër tij. Alves u largua nga Barcelona dhe u kthye në Meksikë për t'iu bashkuar stërvitjes me Pumas, teksa kjo mund të komplikojë procesin e hetimit. Pritet që hetimi të përfundojnë dhe të përcaktojë nëse ka pasur sulm seksual nga braziliani.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen