Mbi 350 telefona celularë kontrabantë janë sekuestruar në Durrës ndërsa ka nisur procedimi penal për Agron Tabaku, 47 vjec, banues Selite të Tiranës. Sektori Kundër Krimit Ekonomik në Durrës nis procedimin penal për 47-vjeçarin për  veprën penale të “Tregëtimit dhe transportit të mallrave kondrabandë”.

Tabaku është kapur në flagrancë në lagjen 11  të qytetit bregdetar duke transportuar  sasinë e telefonave  celularë të markave të ndryshme dhe aksesorësh, për të cilat nuk posedonte asnjë lloj dokumentacioni dhe që kishin si destinacion shitjen në tregun e Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua: automjeti i markës Benz me targa AA859BR si dhe  3 milionë lekë.
 

telefona
telefona
(Në foto:Telefonat e sekuestruat në Durrës) Foto të tjera



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)