Tony Blair ka këshilluar Muammar Gaddafi-n që të dorëhiqej dhe të gjejë “një vend të sigurt” gjatë kohës kur protestat kishin nisur në të gjithë Libinë.
Mesazhet e publikuara nga Departamenti amerikan i Shtetit përmbajnë transkriptimin e një telefonate të ish-kryeministrit britanik me diktatorin e Libisë më 25 shkurt 2011.
“Telefonata shumë private” e Blair për ish-aleatin e tij është zbardhur nga këshilltarja e tij, Catherine Rimme, e cila ia ka dërguar këshilltarit të Hillary Clinton.
Rimmer tha se, Blair dha një mesazh të fortë se dhuna duhet të merrte fund dhe se Geddafi duhet të dorëhiqej për t’i hapur rrugën krijimit të një qeverie të re.
“Gjëja thelbësore është se gjakderdhja dhe dhuna duhet të marrë fund. Nëse ke një vend të sigurt ku mund të shkosh, atëherë shko atje, sepse kjo nuk do të përfundoj në mënyrë paqësore.
Geddafi u vra nga rebelët më 20 tetor të vitit 2011, pasi u kap në përpjekje për t’u fshehur.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.om)
/Shqiptarja.com