Korçe- Një ditë pas telefonatës së kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Turqisë Erdogan, nga Korça ambasadori turk në vendin tonë Kagan Atay zbardhi detaje nga biseda mes tyre. Veç marrëdhënieve dypalëshe e situatës ndërkombëtare, ambasadori konfirmon kërkesën turke për pastrimin e Organizatës FETO në Shqipëri, e cila ka qenë po ashtu pjesë e diskutimit.
“Është prekur përsëri pjesa e kërkesës së vazhdueshme të bërë edhe publike nga ana e presidentit tonë për pastrimin e organizatës terroriste FETO këtu në Shqipëri sidomos në fushën e arsimit dhe fesë dhe kjo është prekur edhe në bisedën telefonike. Ky pastrim nuk duhet bërë vetëm për Turqinë, duhet të bëhet për një të ardhme më të sigurt edhe për vendin tuaj. Nuk do ti lejojmë të helmojnë marrëdhënien midis dy shteteve” tha Kağan Atay Ambasador i Turqisë në Shqipëri
Ambasadori thotë se Turqia do të vazhdojë mbështetjen në fushën e mbrojtjes.
“Partneriteti strategjik do të vazhdojë, Shqipëria ka blerë nga Turqia 3 dronë Bayraktar dhe patjetër që këto marrëdhënie do të vazhdojnë. Plus kësaj ju e dini që Turqia është goxha e zhvilluar në fushën e mbrojtjes, sot kanë qenë 3 dronë nesër mund të jenë pajisje apo gjëra të tjera, partneriteti do të vazhdojë.”
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilluan të enjten bisedën telefonike. Siç mediat turke citojnë, Erdogan krahas shqetësimit për organizatën FETO i shprehu kryeministrit shqiptar se marrëdhëniet e dy vendeve janë në një nivel të lartë dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.
S.G/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.3%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turqi/ Tentuan të arratiseshin drejt Greqisë, arrestohen 7 terroristë të PKK-së dhe FETO-s
25 Tetor 2024, 16:18
-
Erdogan zotohet për shfarosje të lëvizjes FETO dhe përndjekje të mbështetësve të Gulenit
22 Tetor 2024, 20:07
-
Shuhet në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan! Dikur aleatë, jetonte në SHBA prej vitit 1999
21 Tetor 2024, 08:05
-
Vizitë e vështirë, Scholz takohet me Erdogan
19 Tetor 2024, 17:33
-
Erdogan flet pas vizitës në Tiranë: Miqësi e palëkundur, theksuam vendosmërinë për të luftuar FETO-n
12 Tetor 2024, 22:43
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor 2024, 21:44
-
'Pas Shqipërisë dronë kamikazë edhe për Beogradin! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes
11 Tetor 2024, 16:33
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor 2024, 21:45
-
Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor 2024, 21:37
-
Nesër Presidenti i Turqisë vjen në Tiranë! Policia blindon kryeqytetin, ja rrugët që do të bllokohen
9 Tetor 2024, 17:27
-
Erdogan më 10 tetor në Tiranë, inauguron xhaminë e Namazgjasë! Do e drejtojë imam turk! Takim dhe me Ramën e Begajn
8 Tetor 2024, 18:25
-
Erdogan në OKB: Ndaloni Netanyahun ashtu siç u ndalua Hitleri
24 Shtator 2024, 21:37
Po,po do bejme pastrim me themel,do ju marrim me fshese ty,Erdoganin tend dhe Ramen tuaj,te qerroheni andej nga keni ardhur,nga fundi i Anadollit! Aty e kini vendin.
Përgjigju????????????????????????????
Shko andej nga ke ardhur, ti bashke me Erdoganin.
Përgjigjupastrojeni ne shtepine tuaj, ketu mesoni te respektoni te zotet...
PërgjigjuTani le të dalë pak Kryeminstri dhe të thotë iku ajo kohë (ka 120 ) vjet që Turqia nuk fut dot duart në çështjet e brendshme të Shqipërisë. O bythë shitur, turkoshqiptarët e dreqit... na i shpifët... Nxirrni dhe Bidon(in) të bëjë të njejtin koment dhe të mbrojë shqiptarinë... racë bastardësh.
Përgjigju