Telefonata tek 112-a shmang vrasjen në Fier, arrestohet 20-vjeçari

Telefonata tek 112-a shmang vrasjen në Fier, arrestohet 20-vjeçari

FIER - Një telefonatë në numrin unik të emergjencave, 112, ka shmangur pasoja të rënda në konfliktin me armë mes dy personave, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Baltëz të Fierit. Telefonata e qytetarit ka raportuar se dy persona po konfliktohen me njëri-tjetrin ndërsa njëri ishte i pajisur edhe me armë automatike.

Forcat e policisë reaguan në kohë duke parandaluar vrasjen e mundshme. 20-vjeçari me inicialet D.V banues në Baltëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik  53-vjeçarin me inicialet F.T.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit, për veprat penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe 1 krëhër me 30 fishekë, njofton policia.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë