Telemjekësia në Shqipëri
eksperiencë për shtetet e tjera

Telemjekësia në Shqipëri<br />eksperiencë për shtetet e tjera
TIRANE - Ditën e djeshme në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” u mbajt konferenca për telemjekësinë, një projekt i realizuar nga USAID në bashkëpunim me qeverinë sllovene. Projekti konsiston në aplikimin e telemjekësisë në Kepin e Gjelbër.

Qeveria sllovene ka akorduar një fond prej 1.2 milionë eurosh për realizimin e këtij projekti. Ambasadoir slloven ka theksuar se ky projekt ka një vlerë të madhe duke pasur parasysh nivelin e sistemit shëndetësor në këtë vend.

Sipas tij Shqipëria ishte një shembull mjaft pozitiv i realizimit të mjekësisë. “Kemi pasur një bashkëpunim të suksesshëm me Shqipërinë dhe shpresoj që kjo të na ndihmojë edhe në projekte të tjera të kësaj natyre në të ardhmen” tha ambasadori i Sllovenisë, zoti Bojan Bertoncelj.

I pranishëm në konferencë ishte edhe nëndrejtori i USAID, zoti Goran Gacnik, i cili vlerësoi arritjet e Shqipërisë në projektin e telemjekësisë. “Shqipëria është një shembull mjaft i mirë për vendet e tjera. Vendi juaj vërtetoi që mund të bëjë gjëra të mira në fushën e mjekësisë” tha Gacnik.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës