Telemjekësia, Beqaj: Do ngremë
Shërbim Kombëtar të Urgjencës

Telemjekësia, Beqaj: Do ngremë<br />Shërbim Kombëtar të Urgjencës
TIRANE- Mjekët e Vlorës tashmë mund të kryejnë konsulta online me mjekët e QSUT-së, por edhe në të gjitha vendet e tjera sa i përket trajtimit të rasteve të rënda, falë kabinetit të telemjekësisë. kabineti i ri i telemjekësisë është inauguruar dje nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Të pranishëm në inaugurimin e kabinetit të telemedicinës, ishin Ambasadori Amerikan, Aleksandër Arvizu dhe dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Gjatë fjalës së tij ambazadori Arvizu është shprehur i kënaqur falë finalizimit të këtij projekti që mbështet nga qeveria amerikane.

“Jam krenar që ky projekt finalizohet pas tre vitesh, pasi kam qenë skeptik për implementimin dhe zgjerimin e tij” ka theksuar Arvizu. Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë, ka theksuar se USAID dhe Ushtria Amerikane do të vazhdojnë të mbështesë mjekësinë dhe sistemin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Sipas ministrit Beqaj tashmë për vendin tonë e rëndësishme është ngritja e shërbimit kombëtar të urgjencës, ndërsa iu referua edhe rastit me të fundit të ndodhur një Gjykatën e Korçës ku një pacient humbi jetën. “Është e qortueshme vonesa e pajustifikuar e ofrimit të shërbimit të urgjencës. Por ajo që dua të theksoj, është pikërisht gjendja e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore, të cilin e trashëguam në kushte të mjeruara; mbërrin me vonesë, është i pajisur keq pa mjetet e shpëtimit të jetës, personel të pakualifikuar.

Për pasojë, ky shërbim është përgjegjës për humbjen e dhjetëra jetëve pacientësh dhe paaftësi të niveleve të larta”, ka pohuar Beqaj. Ndërkohë ai ka treguar se si do të funksionojë shërbimi i urgjencës. “Jemi zotuar në programin tonë qeverisës se do të ngremë një Shërbim Kombëtar të Urgjencës Mjekësore që të sigurojmë prezencë të shpejtë e profesionale në të gjithë territorin e vendit, duke vendosur standarde të njëjta në të gjitha qendrat pritëse duke iu përgjigjur nevojave të ndryshueshme gjatë stinëve të vitit për kujdes në sëmundshmëri dhe trauma”, ka theksuar Beqaj. Ky i fundit ka theksuar se në pak janë hapur tre qendra të telemjekësisë, pikërisht ajo e Vlorës, Korçës dhe së shpejti në Gjirokastër. 

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024