Telendisja e Partisë Demokratike

Telendisja e Partisë Demokratike

Në kohë krizash, e para që shfrytëzon mundësitë e të bërit “prokopi” në politikë, është pikërisht opozita. Por gjithmonë kur ka një të tillë, të përgjegjshme, të arsyeshme, të besueshme, dhe serioze. Ish-opozita e djeshme, e cila vazhdon të mbajë (nuk dihet sepse) llogoren e opozitës aktuale në Shqipëri, nuk është e tillë, nuk është as e përgjegjshme, as serioze, as e besueshme, por është një parti e telendisur.

Dhe kjo jo për fajin e atyre mbështetësve dhe ish-themeluesve dhe ish-anëtarëve të saj të flakur dhunshëm nga ajo parti, por për shkakun e vetëm të një drejtuesi të plakur dhe të konsumuar, që nuk ka vision, ide dhe program për ringritjen e saj. Telendisja e Partisë Demokratike, mbetet një proçes i nisur qysh nga 1996-1997, nis me vjedhjen e votave, vazhdon me firmat piramidale dhe zhvatjen e parave të shqiptarëve, vazhdoi më tej me shkatërrimin e shtetit, dhe pastaj me revolucionet e armatosura, që asaj partie i shkojnë për shtat. Telendisja e Partisë Demokratike, ka vazhduar vit pas viti, edhe kur ka qenë, edhe kur ka rënë me votën e shqiptarëve nga pushteti.

Ajo ka qenë dhe mbetet një forcë e majtë ekstreme, një “condrabedal” i proçeseve demokratike, e lirive dhe të drejtave të njeriut, një shtypëse e hapur e lirive dhe të drejtave fillimisht edhe brënda gjirit të saj. Në atë parti, sundon Sulltani, kurse vezirët i bëjnë temena gjithmonë kur ai flet, qesh, shan, përzë, sulmon, dhe damkos cilindo brënda saj dhe jashtë saj. Partia Demokratike, ka vazhduar të telendiset edhe kur ra “nga fiku” pas 8 vitesh në pushtet, madje me ndërgjegjësim të plotë, Lulzim Basha (në fakt Doktori) largoi elitën e themeluesve dhe drejtuesve kompetentë, që e kishin mbajtur disi “gjallë” frymën dhe shpresën tek militantët e saj.

Telendisja e asaj partie, është thelluar edhe më shumë sidomos në 2 vitet e fundit, kur ajo u vetshpall “parti autonome”, pa deputetë, pa këshilltarë në bashki, pa pjesëmarrës në tryezat e partive politike mbi probleme të rëndësishme që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit, dhe mbi të gjitha, ajo sot nuk ka anëtarësinë e saj, nuk ka më as mbështetësit e dikurshëm. Kush është fajtori?

Ajo dihet , Lulzimi, sepse Doktori gjithmonë e gjen shtegun për të dalë i “larë”. Por gjithsesi, Partia e Doktorit, ka marrë sërish ftesa për takime dhe bashkëpunim institucional, edhe pse dihet botërisht se ajo parti është telendisur politikisht. Pas një “heshtje” disi të gjatë, themeluesi i saj, ka dalë sërish në tapet, pasi me “izën” e tij Lulzimi jep deklarata, jep përgjigje për zgjedhoren, për takimin me Ramën, denoncon me “fakte korrupsionin, djegien e dokumentave” , apo dhe flet për rinisjen e protestave.

E telendisët Partinë Demokratike o “themelues” dhe hiçdrejtues të saj, e telendisët partinë e dhjetoristëve dhe idealistëve, o të panginjur me para, o humbës të përjetshëm. Ju që shtërngoni fort sot karriget në SHQUP, një ditë do t’ju hedhin në Lanë, ata që deri dje besuan se ishit “demokratikas”, ata që deri dje besuan se “rronit me pagën e shtetit”, ata që deri dje besuan se ishit “engjej” por që në fakt, dolët djaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 11/05/2020 17:34

    Bobo eshte telendisur me keq se ato putankat e Shenderjaves

    Përgjigju
  • Hinglateri: 11/05/2020 17:29

    Djaj vrases vampire hajna ja kush ka mbetur tek selia buze Lane....

    Përgjigju
  • Sokoli: 11/05/2020 16:49

    E kush eshte qellimi i ketij shkrimi nga artur ajazi qe i djimbka kaq shum partia demokratike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë