Televizionet abuzuan me reklamat e fshehta, raporti i AMA për 2023! Krasniqi raporton te 'Media': Shumë ankesa për shkelje të të drejtave

Raporti i Autoritetit të Mediave Audiovizive AMA doli në përfundimin se gjatë vitit 2023, televizionet abuzuan me reklamat të fshehta, shkelje etike dhe reklama për medikamentet.

AMA raportoi sot në Komisionin për Edukim dhe Mjete të Informimit Publik raportin 1-vjeçar për vitin 2023.

Kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi, tha se është bërë monitorimi i 114 rasteve të transmetimeve audio dhe audiovizive, ku janë konstatuar 49 shkelje, nga këto 55 për qind për reklama të fshehta.

“Gjatë 2023 ka vijuar monitorimi i përmbajtjeve televizive, ku në fokus kanë qenë mbrojtja e fëmijëve gjuha e urrejtjes dhe diskriminimit dhe reklamat. Gjatë 2023 ekipi i monitorimit ka bërë verifikimin e 114 rasteve të transmetimeve audio dhe audiovizive për përputhmërinë e tyre në bazë të kërkesave të ligjit.  Nga ky verifikim janë konstatuar 49 raste shkeljesh sipas tipologjisë: 55% e rasteve reklama të fshehta; 33% shkelje etike dhe mbrojtja e të miturve; 10% reklama mbi shëndetin dhe medikamentet dhe 2% reklama politike.Për 49 shkelje autoriteti ka tërhequr vëmendjen për 48 raste, në një rast është vendosur sanksioni me gjobë”, tha ajo.

Teksa foli mbi ankesat e trajtuara nga Këshilli i Ankesave, Krasniqi u shpreh se numri i tyre për 2023 është rritur me 7.9 për qind krahasuar kjo me një vit më parë.

Ajo bëri me dije se janë paralajmëruar me tërheqje vëmendje në 49.2 për qind të rasteve dhe me sanksion financiar 6 raste.

Shkelja e të drejtave 

Raporti vëren dhe shumë raste të shkeljeve të të drejtave të njeriut apo dhe të fëmijëve 

“Gjatë 2023 kemi pritur dhe trajtuar çdo ankesë të mbërritur. Për 2023 numri i ankesave është rritur në nivelin 7.9 për qind nga viti paraardhës. Nga 390 ankesa të shqyrtuara nga Këshilli i Ankesave, 89 për qind e ankesave janë dërguar nga individë. 4.7 për qind nga shoqëria civile dhe 3 për qind nga studio ligjore dhe 2 për qind nga institucione. 59.5 për qind e tyre ishin për shkelje për të drejta të njeriut 16.4 për qind mbi shkeljen e të drejtave të fëmijëve, ndërsa 3. 6 për qind për komunikimet tregtare në median audio dhe audiovizive. Në kuadrin e administrimit të ankesave Këshilli i ankesave u ka kërkuar paraqitje pretendime në 12. 6 për qind të rasteve, ka paralajmëruar me tërheqje vëmendje në 49.2 për qind të rasteve dhe me sanksion financiar në 6 të tilla  ”, tha ajo.

Prioritet i punës së AMA-s gjatë vitit 2023 ka qenë edhe forcimi i luftës kundër piraterisë televizive, për të parandaluar dhe evituar rastet e ritransmetimit të paautorizuar të eventeve të drejtëpërdrejta, nga subjekte që nuk kanë të drejtë apo marrëveshje transmetimi.

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:06
Krasniqi raporton tek Komisioni i Medias: Shqetësues pirateria e TV përmes internetit! Ndryshimet ligjoret janë hedhur në konsultim publik

 

Krasniqi tha se prioritet është lufta kundër piraterisë dhe se ndryshimet janë në fazën e konsultimit me publikun.

“Në dhjetor i jemi përgjigjur nevojës për përmirësim të kuadrit ligjor në fuqi me propozimeve të reja ligjore ku lufta kundër piraterisë ka një vend kryesor. Ndër ndryshimet e propozuara janë hedhur për konsultim publik dhe parashikohet që të futet koncepti i piraterisë televizive në ligj dhe ndëshkueshmërisë së saj. Ndryshimet janë bazuar në rekomandimet e Komisionit Europian dhe janë në fazën e konsultimit publik”, tha ajo.  

Shqetësues pirateria e TV permes internetit 

“Fenomeni i piraterisë televizive që kryhet nëpërmjet internetit, është një fenomen sa shqetësues aq dhe i komplikuar për t’u identifikuar, për arsye se në shumicën e rasteve produkti audioviziv që transmetohet abuzivisht, vjen nga servera të vendeve të ndryshme të botës dhe nuk janë të pozicionuara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, identifikimi i tyre bëhet shumë i vështirë”, ka thënë Krasniqi.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja