Televizioni realizon ëndrrën e vajzës
21-vjeçare me sindromën Down

Televizioni realizon ëndrrën e vajzës<br />21-vjeçare me sindromën Down
Melanie Segard, një vajzë 21 vjeçare e cila është e prekur nga sindroma Down, ka realizuar ëndrrën e saj për të qenë një prezantuese moti në televizion.
 
21-vjeçarja ka prezantuar një pjesë të hapësirës të parashikimit të motit në televizioni kombëtar të Francës, "France 2".
 
Ëndrra e Melanie bëri jehonë shumë të madhe, jo vetëm në Francë, por në të gjithë botën pasi në rrjetin social "Facebook" filloj një fushatë të cilën e mbështetën më shumë se 200 mijë persona.
 
"Unë jam ndryshe, por do të dëshiroja t'i tregoja të gjithëve se mund të bëj shumë gjëra", është shprehur Melanie.
 
Për të realizuar ëndrrën e saj, 21-vjeçares iu desh të kryente një trajnim katër ditorë nga redaksia e Motit e televizioni "France 2",  ku asaj ju mësua se si të prezantonte përpara ekranit jeshil dhe disa "hile" të profesionit.

melani ne trajnim
(Një moment gjatë trajnimit katër ditorë të Melanie)
 
Fushata për realizimin e ëndrrës së Melanie nisi nga "Unapei", një organizatë bamirësie në Francë dhe shumë shpejt u mbështet nga një numër shumë i madh personash nga e gjithë bota.

melanie fushata
(Një prej fotografive të përdorura gjatë fushatës ne "Facebook")
 
"Simbolikisht, është diçka shumë e fortë që një grua e re me aftësi të kufizuara intelektuale mund të vijë para miliona francezëve për të bërë diçka që është  afër zemrës së saj", është shprehur presidenti i "Unapei", Luc Gateau, për gazetën franceze "La Croix".
 
Ndërkohë Melanie tashmë ka zbuluar një tjetër qëllim që i ka vendosur vetes së saj, tashmë 21-vjeçarja dëshiron që të bëhet një "Makeup artist".
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U vra nga bashkëshorti në Athinë, Enkelejda Danajt varroset në Vlorë! Familjarët kërkojnë drejtësi

U vra nga bashkëshorti në Athinë, Enkelejda Danajt varroset në Vlorë! Familjarët kërkojnë drejtësi