ROME - Televizioni rrit agresivitetin tek fëmijët. Studimi tregon se çdo orë më shumë, që të rinjtë dhe fëmijët kalojnë para ekranit shfaqin më shumë shenja agresiviteti që transmetohen në sjelljen e tyre të mëvonshme.
Sipas këtij studimi rreth 30% e adoleshentëve kanë prirje për të pasur probleme me ligjin në një moshë madhore.
Studimi u publikua në revistën “Pediatrics”, dhe u realizua në rreth 1000 fëmijë dhe adoleshentë mes 5 dhe 15 vjeç, duke u pasuar edhe gjatë gjithë zhvillimit të tyre.
Nga shifrat rezultoi se ata, që shikonin më shumë televizor kishin tendencën për të qenë më të dhunshëm dhe agresiv në sjelljet e tyre.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com