Teliti flet për krizë ekonomike:
Bizneset nuk paguajnë dot taksat

Teliti flet për krizë ekonomike:<br />Bizneset nuk paguajnë dot taksat
TIRANE- Partia Demokratike, me anë të një deklarate për mediat, është prononcuar publikisht për ato që cilësoi si “treguesit ekonomik të krizës në vend”. Në epiqendër është biznesi dhe problematikat e tij.

Qysh nga viti 2008, kur u fol për herë të parë për krizën ekonomike që përfshiu të gjithë europën, Partia Demokratike ka folur rrallë herë për “krizë” në rastin e vendit tonë. Por sot nga, Këshiltari i Partisë Demokratike për ekonominë, Dorian Teliti foli nga selia blu, për çështje si barra fiskale, mungesa e investimeve dhe rënia ekonomike në përgjithësi. Këto të fundit për Telitin janë alarm i gjëndjes së vështirë ku ndodhet sipërmarrja në vend.

Për të mbështetur pretendimet e institucionit që përfaqëson, Këshilltari Teliti përmendi dhe shifra që sipas tij janë tregues i “mungesës së punës” për biznesin, gjë qe do të çonte gjithashtu në mijëra vende pune të humbura.

“Vetëm në dy muajt e fundit, janë 1113 biznese, kompani, që i janë shtuar listës së debitorëve të zyrës së tatim-taksave.
Eshtë shumë e thjeshtë, bizneset nuk kanë punë, dhe nuk paguajnë dot taksat, tashmë 50 përqind më të larta se më parë.
Në këto kushte, do të thotë mijëra vende pune të humbura.”- deklaroi Dorian Teliti për mediat.

Gjithashtu për Këshilltarin e Ekonomisë në PD, Teliti, në përfundim deklaroi se të dhënat që dha për opinionin publik janë pasqyrimi i realitetit, “gjithçka tjetër është propagandë dhe mashtrim qeveritar”.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)