Tema e ditës në Austri, vëllezërit
nga Kosova që punësojnë refugjatët 

Tema e ditës në Austri, vëllezërit<br />nga Kosova që punësojnë refugjatët 
AUSTRI­- Përmes një reportazhi të veçantë televizioni më i madh austriak, ORF ka trajtuar temën e punësimit të refugjatëve duke e konkretizuar me shembullin e dy vëllezërve nga Kosova Adri dhe Nuri Bugari, të cilët kanë punësuar refugjatë nga Afganistani në bizneset që ata zotërojnë në Austri

U larguan nga Kosova kur ishin 9 dhe 13 vjeç  Ishin djemt e dëshmorit që ra në radhët e UÇK-së, Avdullah Bugarit, por, pavarësisht vështirësive dhe vuajtjeve, ata nuk u ndalën në rrugën drejt suksesit të tyre individual pa ndihmën e askujt, raporton televisioni austriak ORF.

Sot ata janë pronarë të një biznesi privat. Nuri i cili ka servisin e tij të makinave “Auto Nuri” dhe vëllai i tij Adri Bugari, që udhëheq biznesin e tij për lyerjen dhe riparimin e automjeteve.ORF në reportazhin e realizuar në kuadër të emisionti “ORF Thema” trajton problematikën e punësimit të refugjatëve, dhe fluksin që pritet të rriten.400 mijë të papunëve në Austri pritet ti shtohen edhe 30 mijë refugjatë të tjerë shkruan lajmi.net

Por, siç thuhet në këtë reportazh problem për këtë zgjidhje ka, dhe shembull për këtë ata kanë marrë vëllezërit shqiptarë Adri dhe Nuri Bugarin.
Ata kanë punësuar dy refugjatë nga afganistani, dhe njëri prej tyre, Reza Tadschik, tregon për natyrën e punës me vëllezërit që vijnë nga Rahoveci i Kosovës.

“Jam ambientuar mirë në këtë punë. Më parë kam punuar edhe në Afganistan, por këtu po mësoj ende. Pse jam larguar nga vendi im? Jam larguar sepse i urrej lutërat. Kam frikë prej tyre...”, shprehet 29 vjeçari nga Afganistani.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe