Temperatura deri në 37 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 37 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore. Termometri shënon sot deri në 37 gradë celsius, duke shënuar kështu një ulje temperaturash të cilat gjatë kësaj jave kanë arritur deri në 43 gradë celsius.

Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera –herës fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Frikë për acarimin e gjendjes pas sulmit izraelit në Jemen

Frikë për acarimin e gjendjes pas sulmit izraelit në Jemen