Akropoli i Athinës, një nga atraksionet më të vizituara turistike në Greqi, do të mbyllet për publikun gjatë orëve të pikut për të parandaluar rreziqet shëndetësore për vizitorët dhe punonjësit.
Autoritetet greke kanë njoftuar se vendimi është marrë për shkak të temperaturave që pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.
Qendra arkeologjike e Akropolit do të mbetet e mbyllur sot (8 korrik) nga ora 13:00 deri në orën 17:00 të pasdites, njoftoi Eforati i Antikiteteve të Qytetit të Athinës
Në përgjigje të valës së të nxehtit, autoritetet greke kanë vendosur gjithashtu pushime të detyrueshme pune në disa zona të prekura, veçanërisht në Greqinë qendrore dhe disa ishuj.
Komente








