Pritje në të nxehtë përvëlues, radhë të gjata në Kapshticë, shkak pala greke! Qytetarët për Report Tv: 25 vite bëjmë këtë rrugë, çdo herë i njëjti muhabet

Teksa ende jemi gjatë sezonit veror turistik dhe temperaturat janë të larta, orët e para të paradites janë formuar radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës, me emigrantë shqiptarë pas pushimeve në Shqipëri.

Fëmijë, të moshuar dhe gra presin në kushte të vështira atmosferike, kalimin e tyre nga Shqipëria në tokën helene.

Shkak për situatën kaotike dhe pritjet e gjata është bërë sërish pala greke, ku puna po zhvillohet me një sportel çka sjellë vonesa në pikën kufitare.

Ndërkohë pala shqiptare po punon me tre sportele në hyrje dhe tre në dalje, gjë që lehtëson punën dhe lëvizjen e makinave me ritëm të shpejtë.

Për mikrofonin e Report Tv, kanë folur disa prej qytetarëve në radhët e gjata të cilët prej shumë orësh po qëndrojnë në pritje për të kaluar kufirin.

“Kemi 2 orë që presim. Presim të ikim. Shyqyr nuk kemi fëmijë të vegjël se do të ishte më e vështirë pritja. Nuk e kuptoj përse nuk kemi lëvizur. Nuk është normale por s’kemi çfarë të bëjmë tjetër jemi të detyruar të presim. Nuk kemi mënyrë tjetër për të kaluar.”, u shpreh njëri prej qytetarëve.

Një tjetër tha se prej 25 vitesh është e njëjta problematik me palën greke.

“Kam 3 orë në pritje. Kemi 25 vjet që bëjmë këtë rrugë, një muhabet është çdo vit. Pala shqiptare punonte normalisht. Shqiptarët durojnë shumë, janë shumë të fortë.”, tha ai.

Pika kufitare e Kapshticës, pas një kohe të gjatë për shkak të masave anti-COVID, është rihapur më 1 korrik.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:26
Pritja për emigrantët në Kapshticë nën ‘presionin’ e nxehtësisë vazhdon, doganierët shqiptarë shpërndajnë shishe me ujë për të gjithë

Radhët kilometrike të makinave me emigrantët shqiptarë në Kapshticë, në pritje për të kaluar në tokën greke vazhdojnë.

Për t’i freskuar ata në këtë ditë të nxehtë fundverë, Strukturat Doganore të kësaj Dege janë angazhuar maksimalisht, duke i shpërndarë shishe me ujë.

Situata në këtë pikë kufitare ende nuk duket optimale, pasi radhët e gjata të makinave vazhdojnë.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord