Në një përditësim për situatën e motit në Korçë, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje banorëve të qarkut të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave.

Borëpastruese në Korçe

Përmes një njoftimi publik në Facebook, Rama thekson se punonjësit e Bashkisë Korçë kanë qenë në terren që prej orëve të para të mëngjesit, duke kryer kriposjen e të gjitha rrugëve, si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative.

"Reshjet e dëborës, të rëna gjatë orëve të fundit, kanë përfshirë të gjithë territorin e Bashkisë Korçë, të shoqëruara me temperatura të ulëta dhe ngrica. Punonjësit e Bashkisë Korçë kanë qenë në terren që prej orëve të para të mëngjesit dhe është kryer kriposja e të gjitha rrugëve, si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative. Është ndërhyrë për hapjen e rrugëve në zonat malore, ku janë evidentuar problematika më të mëdha për shkak të reshjeve dhe ngricave. Qarkullimi është mbajtur i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave" shkruan Rama në Facebook


Lajmi kryesor:

Përmbytjet/ Uji tërhiqet nga tokat, fermerët: Iku mundi i jetës! Në Durrës 543 të evakuuar! Protestë në Dimal e Maliq