Temperatura të ulëta në vend, Gjoni: Gjatë natës do të zbresin deri në minus 6 gradë! Priten reshje dëbore deri në 4 shkurt

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) për temperatura të ulëta në Shqipëri gjatë ditëve në vijim. Shkurti pritet të nisë me reshje dëbore kryesisht në juglindje të vendit dhe në zonat malore në veri të vendit.

Përfaqësuesja e IGJEUM, Anila Gjoni në një lidhje ‘skype’ për emisionin’ Sot Live në Shqipëri’ në Report TV tha se deri në datën 4 shkurt pritet që vendi të përfshihet nga reshjet e dëborës të cilat do kenë intensitet mesatar në zonat malore të vendit.

“Parashikohet që reshjet e shiut të përfshijnë vendin në 4 shkurt. Deri atëherë do ketë reshje të dëborës. Ato do jenë të dobëta dhe me intensitet mesatar në zonat malore të vendit. Në juglindje, Korçë do ketë reshje të dëborës do jenë të herë pas hershme edhe në javën që vjen.

Nata që vjen presim që temperaturat të shkojnë deri në minus 6 gradë celcius në zonat malore. Në datën 4 reshjet e dëborës të zbresin deri në 600 metra mbi nivelin e detit duke iu referuar zonave malore”- u shpreh Gjoni.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb