Në këto temperatura të larta, Bashkia e Tiranës ka vendosur në rrugët kryesore të kryeqytetit stacione freskie që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë lëvizjen qytetarëve.

“Tirana Cooling Station. Vendndalimi i freskisë për qytetarët në këto ditë të nxehta vere, ku temperaturat janë të larta”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës.