Temperaturat e larta shkaktojë
përhapjen e malaries

Temperaturat e larta shkaktojë<br />përhapjen e malaries
LONDËR- Temperaturat e larta shkaktojë përhapje të malaries në vendet me lartësi të mëdha.

Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që jetojnë në malësitë e Afrikës dhe të Amerikës se Jugut janë më të ekspozuar ndaj sëmundjes së malaries në këto vitet me temperatura të larta.

Sipas studiuesve, temperaturat që kanë tendencë në rritje në të ardhmen, mund të rezultojë në miliona raste të tjera në disa zona.

Prof. Mercedes Pascual, nga Univrsiteti i Michiganit në SHBA, që është njëri prej studiuesve të rastit ka thënë se, “Rreziku i ekspozimit ndaj sëmundjeve si pasojë e ndikimit të temperaturave të larta është shumë i madh.”

Por ajo çfarë është më shqetësuese është se sëmundja po depërton edhe në rajone të tjera që më parë kanë qenë jo të prekura nga malaria.

Për të hetuar shkencëtarët kanë qenë në zonat me popullsi të dendur në malësitë e Kolumbisë dhe të Etiopisë, ku të dyja, temperaturat e larta dhe sëmundja e malaries është në nivele të larta.

Studimi është publikuar në revistën “Shkenca”( Science). 

Redaksia online
(esh.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre