Në prag të grumbullimit të prodhimit tonelata me peshk kanë ngordhur duke dalë në sipërfaqe në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë, duke i sjellë një dëm të madh sektorit të peshkimit në këtë zonë. Rezervuari i Kasharaj i licensuar dhe për gjuetinë e peshkut funksionon për ujitjen e tokave bujqësore, ndërsa këto ditë ky ujëmbledhës ka qenë në kuotat minimale duke ndikuar negativisht në aktivitetin e peshkimit.
Ylli Kashari, administratori i peshkimit në rezervuar thotë se mungesa e ujit dhe temperaturat e larta janë ndër faktorët që mund të jenë bërë shkak për këtë katastrofë mjedisore dhe ekologjike.
“Ka ngordhje peshku masive. Se nga se, unë nuk e di, por them nga mungesa e oksigjenit, qarkullimi i ujit, temperaturat e larta dhe rënia e nivelit. Unë nuk hedh dot rasat për vitin tjetër”, tha ai.
Një nga peshkatarët e zonës pohon se situata është një rast i përsëritur, por nuk ka patur një reagim nga ana e strukturave shtetërore.
“Sipas mendimit tim është mungesë oksigjeni ndoshta se i gjithë uji ka ikur. Edhe vjet kështu ndodhi me peshkun”.
Pas rastit të muajit mars, kjo është hera e dytë që në rezervuarin e Kasharaj në periferi të Lushnjës ndodh ngordhja e peshqve. Administratori i biznesit të peshkimit është në pritje të një përgjigje nga institucionet shtetërore pasi e ka të vështirë të rinovojë rasatin për vitin e ardhshëm.
Futini si ne cdo rezervuar dy pompa qe prodhojne ajer
Përgjigju