TIRANË - Temperaturat e ulëta që kanë pushtuar të gjithë vendin prej disa ditësh kanë shkaktuar edhe viktimën e parë nga i ftohti në kryeqytet dhe të dytin në Shqipëri.

Viktima, identiteti dhe mosha e të cilit nuk dihen, dyshohet se ka pësuar atak kardiak nga temperaturat e ulëta. Mësohet se viktima punonte si roje në një lokal në Rrugën e Kavajës, teksa është gjetur nga e shoqja i pajetë në vendin e punës.

Ndërkohë që para 4 ditësh një 52 vjeçar nga një fshat i Korçës ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)