Temperaturat e ulëta, bora e
ngrica bllokon rrugë e komuna
Në Korçë temperature më e ulët sot është shënuar -15 gradë celcius. Probleme në disa akse dhe sidomos në komunat e thella malore në juglindje dhe verilindje të cilat këto ditë janë të izoluara nga bora. (ne foto pamje nga Erseka)
TIRANE- Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës kanë mbuluar gjithë vendin duke shkaktuar prej disa ditësh probleme në disa akse dhe sidomos në komunat e thella malore në juglindje dhe verilindje të cilat këto ditë janë të izoluara nga bora. Fatmirësisht nuk raportohen për viktima nga të ftohtit.
Në Korçë temperature më e ulët sot është shënuar -15 gradë celcius, ndërsa raportohet se në disa akset nacionale ka probleme me ngricat. Në aksin “Qafa e Qarrit,Leskovik-Ersekë, aksi drejt pikës turistike Dardhë, lëvizja bëhet me zinxhirë.” Komunat e bllokuara janë Lekas, Velcan, Probtisht, Trebinjë
Në Pukë janë bllokuar fshatrat Bugjan, Gralishte, Aprripa. Kreu i komunës së Fierzës, Vasil Mysliu njofton dhe për mungesën e energjisë në këto fshatra ndërsa shton se është e pamundur ndërhyrja për shkak të reshjeve të dendura të borës. Ngricat kanë krijuar probleme dhe në aksin Bardhet-Kryezi-Iballë, Gjegjan-Mirditë, Fushë Arrëz-Qafë Mali, dhe policia këshillon lëvizjen vetëm me zinxhirë. Në Dibër janë të bllokuara disa fshatra të komunës Sllovë. Probleme nga akulli në komunën Macukull.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë do të vazhdojë deri ditën e mërkurë ku moti pritet të jetë i kthjellët por shumë i ftohtë duke regjistruar kështu temperaturat më të ulëta të vitit. Duke nisur nga e enjtja në mbarë vendin do të rikthehen vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e bore. Ndërsa temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë por të papërfillshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do të përfitojë 650 mln euro
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31