Edhe shkollat e qytetit të Vlorës nuk i kanë shpëtuar problemit të mungesës së ngrohjes gjatë muajve te ftohtë të dimrit. Më kritike situata është në shkollën 9 vjecare “24 Maji” të qytetit bregdetar, ku nxënësit gjatë stinës së dimrit sjellin ngroheset nga shtëpia.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report nuk kanë nevojë për koment, ndërsa kjo shkollë nuk është e pajisur me sistemin e kaldajave.

Vetë fëmijet pohojnë së në kushte të tilla zhvillimi i mësimit është i vështirë, ndërsa situata problematike pranohet edhe nga drejtori i shkollës.  E njëjta problematikë është në disa shkolla të qytetit bregdetar të Vlorës.

vlore shkolla

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)