E ndërsa kemi hyrë në gjysmën e dytë të muajit shtator, vijojnë temperaturat e larta. Shefja e shërbimit të Infektivit në QSUT, Najada Como tha për Report Tv se temperaturat e larta janë favorizuese për sëmundjet infektive, ndaj dhe numri i të sëmurëve mbetet i shtuar.
“Fluksi i të sëmurëve mbetet i shtuar për shkakun se vazhdojmë të jemi në temperatura të larta dhe temperatura e lartë është favorizuese, qoftë për infeksionet me natyrë virale, qoftë për infeksionet me natyrë bakteriale që prekin të gjitha sistemet apo organet në organizëm. Ne grupin më të rëndësishëm mbeten infeksionet e mushkërive, infeksionet e sistemit nervor qëndror. Pra në të vërtet kemi hyrë në vjeshtë por jemi akoma në temperatura të larta dhe jemi tek vazhda e sëmundjeve që i takojnë akoma sezonit të verës”-u shpreh shefja e shërbimit të infektivit në QSUT
Sipas shefes së shërbimit të infektivit në QSUT, pritet që me ndryshimin e temperaturave të shfaqen edhe viroza të tjera. “Ndryshimet e temperaturës që priten, teorikisht fillon prishet balanca dhe ulet fluksi i personave që kanë infeksione të tubit tretës. Tendenca shkon për infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore sic janë rrufa, kolla, temperatura, prekja e tonsilava ose prekja e mushkërive pa anashkaluar infeksionet e tjera, qoftë me natyrë bakteriale qoftë me natyrë parazitare” tha Como.
Urgjenca e Infektivit ka pasur një fluks pacientësh gjatë javëve të fundit, dhe pse duket se situata është përmisuar disi së fundmi. Por rreziku për tu prekur nga virozat e stinës së verës, është ende i pranishëm.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.1%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4333
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
I hoqën tumorin në kokë përmes vetullës, mjeku flet për ndërhyrjen e rrallë në QSUT: Ndihmon në rikuperimin e shpejtë dhe pa dhimbje
9 Janar, 12:34
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët
9 Janar, 11:28
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51
-
Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT
8 Janar, 12:13
-
Kollë dhe temperaturë e lartë, dhjetëra fëmijë në Pediatrinë e Lezhës! Mjeku: Është virozë, mos merrni ilaçe pa recetë
3 Janar, 14:40
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04