Operacioni ‘Tempulli 2’, Softa: Hetimet kanë nisur në shtator, 273 persona në pranga tregon se s’ka pasur dekonspirim! Janë arrestuar ‘ushtarët, jo ‘gjeneralët’

Agjentët e Antidrogës goditën të hënën në kuadër të operacionit "Tempulli 2" qindra shpërndarës droge në të gjithë vendin që çoi në pranga 273 persona.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv u shpreh se hetimet kanë nisur që në muajin shtator.  Duke u nisur nga numri i lartë i të arrestuarve, Softa tha se kjo tregon se nuk ka dekonspirim nga radhët e policisë.

‘Janë hetime që janë nisur që në shtator. Finalizimi i operacionit të parë dhe finalizimi i operacionit të dytë janë një punë e madhe prej kohës. Kanë stimuluar edhe blerje për të pasur mundësi të çojnë drejt gjykatë nëpërmjet videove fakteve dhe komunikime. Nga 273 të ndaluar, tregon për një jo dekonspirim të operacionit të policisë, për të mos pasur mundësi për të dekonspiruar operacionin. Kemi 306 ambiente të kontrolluara. Tregon për një volum dhe punë të mirë të kryer nga kjo strukturë. Numri i të arrestuarve shkon diku tek 500 e ca persona. Është vetëm maja e ajsbergut për të gjithë personat e përfshirë.’- tha Softa.

Eksperti i sigurisë, tha për gazetarin Arbër Hitaj, se ky operacion tregoi një realitet të hidhur në vend sa i takon konsumit të lëndëve narkotike. Softa tha se hetimet duhet të çojnë tek prodhuesit dhe shpërndarësit kryesor, pasi janë goditur ‘ushtarët’ dhe jo ‘gjeneralët’.

'Shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike jo vetëm në afërsi të shkollave por edhe në të gjithë territorin është një realitet i hidhur. Tregon se edhe tregu i brendshëm është një treg serioz. Ky zinxhir hetimi duhet të na çoj tek prodhuesit apo tek shpërndarësit kryesor. Policia është në rrugën e duhur, veprimet janë profesionale. Po këta njerëz që shpërndajnë ku e gjejnë drogën, ku furnizohen. Kush janë grosistët. Brenda tyre përfshihen persona me pushtet. Deri tani jemi tek ushtarët ne duhet të shkojmë te gjeneralët. Si hyjnë në territorin shqiptar droga. Si mund të kemi një polici kufitare më shembullore. Sot jemi te ai lloj krimi ku makinat vidhen jo për tu shitur për të bërë para, por për të bërë atentate. Fakti që nuk kapen tregon se o janë në një nivel të lartë profesional ose bashkëpunojnë me persona të lartë.’- tha Softa.

Softa u ndal edhe tek prodhimi dhe përpunimi i lëndëve narkotike.

‘Lezhë, Shkodër, Xibraka zonat e laboratorit të drogës. Kemi hyrje në territorin shqiptar, qëndrimin, pastaj shpërndahen. Shqipëria nuk është prodhues i drogave forta, por i kanabisit. Dogratë forta vijnë nga Ekuadori Amerika Latine.  Ka persona që i pajtojnë nga jashtë dhe i sjellin për të përpunuar. Qoftë për përgatitjen e lendeve narkotike mund të jetë e mundur edhe brenda territorit.’- tha Softa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
‘Mbi 200 të arrestuar nga operacioni 'Tempulli' në Tiranë', gazetari: Ja zonat në kryeqytet ku shitet droga

 

Gazetari Sokol Dema i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv duke folur për megaoperacionin ‘Tempulli2’ tregoi edhe zonat ku shitet drogë në kryeqytet.

‘Në total 299 masa sigurie të cilat janë firmosu me urdhra të gjykatave të prokurorive për rrethe. Jo të gjithë janë arritur të ekzekutohen. Numri i personave që janë arrestuar është 273, të tjerët në kërkim. Janë shkatërruar 7 grupe nga ana e antidrogës. Një fokus të veçante kanë pasur edhe emra që janë konsideruar të paprekshëm.

Zonat ku shiten drogë në kryeqytet janë kryesisht në Kinostudio, Allias, Tufinë, afërsia e zonës së Selitës, zona e Bllokut dhe lokalet në afërsi të tij. Vetëm në Tiranë janë mbi 200 persona me masë sigurie për shpërndarje droge.’- tha gazetari Dema.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania