Tempulli i Bardhë i
Tajlandës, si në Parajsë 

Besojeni apo jo, ky është një vend krejt real, quhet Wat Rong Khun, megjithatë njihet me emrin Tempulli i Bardhë, dhe është një tempull Budist në Tajlandë që duket sikur është vendosur në tokë nga vetë zoti, për shkak të ngjyrës së bardhë dhe punimeve mbreslënëse.

tajlanda

Pavarsisht se inspirimi për ndërtimin e saj mund të ketë qenë hyjnor, ajo është realizuar nga dora e njeriut.

Kjo ndërtesë është vepër e artistit Tajlandez Chalermchai Kositpipat, i cili e projektoi tempullin që në vitin 1997.

tajlanda

Ajo pothuajse u shkatërrua nga një tërmet në maj të këtij viti, ndaj Kositpipat vendosi ta rindërtonte tempullin pas ndihmës financiare dhe mbështetjes, për riparimin dhe rikonstruktimin e tij.

Hyrja në tempull është e ndaluar përsa kohë brenda saj bëhen punime megjithatë çdo kush mund t’a vizitojë dhe forografojë nga jashtë.

tajlanda

Pavarsisht përshtypjes hyjnore që të jep ky tempull në pamje të parë për shkak të ngjyrës së bardhë, po të shohësh kompozimin e saj në pjesë të ndryshme mund të vërehet dhe një prekje satanike, me duar njerëzish që dalin nga sipërfaqja e tokës apo skulptura personazhesh disi të frikshëm.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion