Operacioni Tempulli ka sjellë përplasje mes policisë dhe prokurorisë së Elbasanit me drejtorinë e burgjeve pasi kjo e fundit nuk i pranon te arrestuarit pa verifikim mase nga gjykata.
Të arrestuarit fillimisht janë nisur në paraburgimin e Bradasheshit për të qëndruar aty deri në caktimin e masës së sigurisë, por nuk janë pranuar. Nga paraburgimi i Bradasheshit janë kthyer pas në policinë e Elbasanit.
Në një reagim për Report Tv drejtoria e Burgjeve, shprehet se "nuk mund t'i pranojnë pa verifikim mase nga gjykata."
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
"Kur të behet verfikimi i masës do t'i marrim", thuhet në reagim.
Drejtoria Vendore e Policise Elbasan, në kuadër të fazës së 2-të të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli" arrestoi 24 persona.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)