‘Tempulli’ po transportonin drogë me thasë drejt Tiranës, 3 të arrestuar në Lezhë! Sekuestrohen 40 kg kanabis

LEZHË- Në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’ policia e Lezhës ka vënë në pranga 3 persona, konkretisht Ergys Markjan, 32 vjeç, banues në Tiranë, Dorjan Salla, 26-vjeç dHe Artur Demiri, 37-vjeç.

Arrestimi i tyre u kryer në aksin rrugor ‘Shkodër-Tiranë’ në fshatin Gocaj, pasi policia ndaloi mjetin tip ‘Reanault’ me të cilin po udhëtonin 3 trafikantët dhe ku dyshohej se po transportonin lëndën narkotike.

Gjatë kontrollit policia gjeti 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë.  

Dyshohet se lënda narkotike që u gjet në automjetin e marrë me qira nga Ergys Marjkaj, po transportohej në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza. 

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 4 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)