BERAT- Operacioni 'Tempulli' goditi edhe në qytetin e Beratit. Një 45-vjeçar përfundoi në pranga në lagjen “22- Tetori”. Ai shiste heroinë në zona të ndryshme të qytetit të Beratit.

Bledar Pupulake u arrestua në flagrancë me disa doza heroine dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e tyre.

Ditën e djeshme, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", Policia e Beratit vuri në pranga 2 shpërndarës të tjerë droge.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.