TIRANE- Di të gatuash por nuk di me kë të ndash recetat e tua? Ka një mundësi edhe për ty? Virtuale, e lehtë dhe e shpejtë pa pasur nevojë të kërkosh mes miqsh apo mikeshash. Përkundrazi mund të krijosh njohje të reja falë pasionit tënd për gatimin. Deri tani të paktën 100 gra shqiptare nga të gjitha anët e botës po provojnë këtë përvojë të re falë grupit virtual "Gatuaj me ne" të hapur në Facebook. Grupi i krijuar nga pasioni i zonjës Brunhilda Çela, një grua e apasionuar me kuzhinën dhe që jeton në Austri prej vitesh, është rritur dita ditës dhe është kthyer në një vend ku recetat, përvojat dhe pasioni për gatimin shkëmbehen duke sfiduar kufijtë dhe kohën.
"Grupi u krijua fillimisht që unë të kisha mundësi të shkëmbeja informacione në lidhje me gatimin me gratë nga të gjitha moshat e krahinat e të gjitha vendet ku jetojnë, , të jap e të marr gjera te reja dhe më pas thjesht të mësojmë nga njëra- tjera nëpërmjet një grupi të tillë ku janë bashkuar gra që kanë të njëjtat interesa e të njëjtin pasion" thotë Brunilda e cila tregon se në grup ka gra te moshave te ndryshme dhe profesioneve të ndryshme,dhe "E vecanta per mua është që aty kemi shkencetare, dietologe, doktoresha, avokate, mesuese, farmaciste, gazetare, estetiste, stiliste etj etj dhe amvisa të thjeshta,por në grup ndihemi të gjitha njëlloj,gjuha me të cilën flasim është dashuria dhe ngrohtësia,dhe jemi shumë solidare me njëra -tjetrën. Shumë gra e shohin grupin si shlodhje,si terapi,si frymëzim.. Jemi bërë si një familje virtuale" tregon Brunilda Cela. Amvisa ka rrëmbyer pasionin për kuzhinën nga gjyshja e saj dhe nga kërshëria.
Por përtej takimeve virtuale "Gatuaj me ne" me sa duket ka edhe takime reale të cilat pritet që të konkretizohen në të ardhmen me projekte interesante. Së pari ia vlen të theksojmë se grupi virtual i femrave shqiptare të pasionuara pas kuzhinës, ka festuar virtualisht "Dita e ushqimit" më 19 tetor. Propozimi ishte nga autorja e Lugës së Argjendtë, Dhurata Thanasi por idea gjeti një përkrahje të tillë saqë u shndërrua në një festë të mirëfilltë. "Propozova që këtë ditë ta festonim virtualisht duke e quajtur "Dita e Ushqimit" . Ku kishte më bukur sesa të festonim lindjen e njërës prej grave më të shquara të kombit tone me anë të ushqimit?! Ajo ishte mbi të gjitha grua, por edhe nëna e të gjithë të varfërve, që veç gatimit dhe një cope bukë u gatoi njerezve mirësi, vëlladashje dhe falje" tregon Dhurata. Dhe kështu secila prej antareve të grupit nga Amerika, Austria, Greqia, Italia, Anglia etj realizuan në këtë ditë recetat e tyre më të mira.
Më tej grupi ka plane edhe për të botuar një libër gatimi që të përfshijë të gjitha recetat e antarëve të saj dhe fitimet nga shitja e librit të shkojnë për bamirësi.
(Shkrimi u publikua ne suplementin "FUNDJAVA", te Shqiptarja.com)
(rzh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com