Ka ardhur koha, që të hapet një “tender” i hapur për të gjetur një opozitë në këtë vend. Ajo që ishte, dhe kjo që hiqet sikur është, janë mbetjet e asaj që dikur erdhi në pushtet, vodhi, pasuroi, zhvati, dhe sot sërish kërkon të votohet. Kërkon të vijë në pushtet. Sulmon Edi Ramën, njeriun që përgjatë periudhës pushtetore, është përballur (dhe nuk dihet akoma)me tre kriza të tmerrshme,tërmetin shkatërrimtar, pandeminë e COVID-19, dhe tani me luftën e Ukrainës. Çdo njëra prej tyre, i ka marrë kohë, mundim, sakrifica, dhe angazhime 10 fish më të mëdha Edi Ramës, se në kohë normale. Por ja që, ky ishte fati i tij, i qeverisë tij, dhe i shqiptarëve.
E ndërsa tërmeti shkundi qytetet, fshatrat dhe ekonominë, Edi Rama, ja doli. E ndërsa po mbyllte një sprovë të parë, vjen dhe “troket” po aq tmerrshëm pandemia, COVID-19, e cila solli viktima, angazhime, cfilitje, investime, takime dhe përballime të lodhshme. Bëhej fjalë, për një krizë botërore, aspak rajonale. Rama, nuk përtoi, u nis dhe bitisi diçka. Ishte ndër të parët kryeministra në botë, që nisi vaksinimet, marrjen e tyre, siguroi ardhjen e medikamenteve kryesore për të luftuar virusin, dhe arriti suksese. Pa u gëzuar mirë “fitores” mbi virusin, 2 vjet më vonë, hapet lufta në Ukrainë. Një tjetër tallavi e madhe. Nisën të rriten çmimet, nisën abuzimet, dhe pas tyre …hop protestat. Por ajo, që e shoqëroi gjithmonë me sulmet e saj dashakeqëse kryeministrin e krizave, ishte opozita e bilbilave. Ishte ai grupim njerëzish të kamur me para, që kishin patur pushtet, që kishin konsumuar gjithçka kishte shteti për të pasuruar vehten, familjet, klanet dhe segmentet paramilitare, që një ditë, duhej ti përdornin për të mbajtur selinë e partisë, postet dhe mandatet. Edi Rama, nuk u shqetësua, dhe nuk e begenisi fare opozitën, por e la në fatin e saj.
Nuk u shqetësua por e shpërfilli, kur ajo bënte thirrje qysh ditën e dytë të tërmetit për “dorëheqje dhe largim të qeverisë”, e shpërfilli atë opozitë kur bënte thirrje për “largimin dhe rrëzimin e Ramës” pasi nisi pandemia botërore, e shpërfilli dyshen Berisha-Basha, edhe kur bënin thirrje për “mosvaksinimin e popullatës”, dhe e quanin COVID-19 një “alarm fals”. E tillë mbeti opozita, edhe kur u nda, kur u përça, dhe u bë copë e thërrime. Lufta e Ukrainës, ishte si “dasma e madhe” për ish-liderin historik, por edhe kryetarin pas tij të Partisë Demokratike. Thirrjet për “përmbysjen e Ramës”, nuk i ndanë nga goja edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 Marsit, duke dhënë efektin e pritshëm tek shqiptarët, dhe veçanarisht demokratët.
As 30 per qind e tyre, nuk dolën në votime, duke i dhënë përgjigjen e duhur, dyshes që lufton për postin e kryetarit të një opozite, që sot nuk ekziston. Ky pra ishte realiteti, që shoqëroi vendin dhe skenën politike përgjatë gjithë mandatit të dytë qeverisës, dhe fillimandatit të tretë të Edi Ramës, njeriut që duket sikur ka lindur për tu përballur me kriza gjithmonë kur ka pushtet. Ato mbeten sprovat e një politikani të përgjegjshëm, që ka vendosur të mos merret me beteja donkishoteske, por me përballjen e vërtetë me të keqen, për të fituar dhe jo për të humbur. E veçmas saj, në Shqipëri ka ardhur koha të dalë në skenën politike, opozita reale e këtij vendi, pasi e vjetra është një shëmbëlltyrë e së keqes, përveçse të qenit “non-grata”.
Opozita ka mbaruar o ajazi Sala po mbahet se nuk ka nga tja mbaje
Përgjigju