Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për të pandehurit e dosjes së zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme që akuzohen për tenderin e studimit dhe projektimit të disa komisariateve.
Nga 15 të pandehur, vetëm për dy u dha përfundimisht dënim me 6 muaj burg, përkatësisht anëtarë të njësisë së prokurimit si Denisa Skënderaj dhe Elona Kokalari për shkelje të barazisë në tendera. Zyrtarët e tjerë që akuzohen për falsifikim dokumentash dhe shkelje të barazisë në tendera, në përfundim u dënuan disa me punë në komunitet disa me një vit shërbim prove.
Trupa gjykuese që shpalli vendimin përbëhej nga Irena Gjoka relatore dhe anëtar Erion Bani dhe Etleva Deda ndërsa hetimet u kryen nga prokurorja Dorina Bejko.
Për këtë dosje çështja ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca është ndarë pasi ai kërkoi të gjykohej me procedurë të zakonshme. Tenderat për supervizimin e 4 komisariateve Vlorë, nr 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin një vlerë prej rreth 555 mijë euro, ku SPAK pretendon se janë kryer në shkelje të procedurave për të favorizuar njërën prej kompanive.
-
Eshte e mundur qe nje prokurori e posaçme dhe gjykate e posaçme, krijuara per te luftuar korrupsionin e larte, te perfundoje nje çeshtje me denime qesharake, te tilla qe mund ti benin edhe prokurori me i rendomte dhe gjykatesi i sapo dale nga bankat e shkolles? U mbars mali e polli nje mi! Haram rrogat qe marrin, me te larta se ne Itali.
Përgjigju










Komente
Komento