TIRANE - Ish-kreu i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, ka ngjitur shkallët e prokurorisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje lidhur me një kallëzim, për tenderin e kamerave të vendosura në disa kryeqëzime të Tiranës. Hysni Burgaj, ka dhënë dëshmi për më shumë se një orë ku ka treguar se gjithçka është kryer sipas rregullores. Kallëzimi për këtë çështje është bërë nga drejtori aktual i policisë Artan Didi, i cili në kallëzimin e tij, pretendon se Burgaj dhe anëtarët e komisionit kanë shkelur ligjin në këtë ankand, duke zhvilluar procesin me prokurim të drejtpërdrejtë.
Për këtë çështje janë kallëzuar 20 persona, mes tyre dhe dy ish-drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Rasim Borishi, Dashamir Maçi dhe ish-shefin e IT Arbër Hysi. Sipas dëshmisë që Burgaj ka dhënë në prokurori, ankandi përë blerjen dhe instalimin e kamerave, është bërë me prokurim të drejtpërdrejtë, për shkak të sekretit. Burgaj i është referuar nenit 6 të Ligjit Nr.9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar, i cili bën fjalë për kontratat sekrete, kontratat që kërkojnë masa të veçanta sigurie dhe kontratat që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit.
Tenderi 3.9 mld lek
Sipas kallëzimit gjithçka bën fjalë për një supertender me vlerë financiare prej 3.9 miliard lekë, për instalimin e kamerave në kryqëzimet e Tiranës dhe autostradën Tiranë-Durrës. Kontrata është lidhur në 20 dhjetor 2010 mes Policisë së Shtetit dhe një kompanie italiane “Soicos S.p.a” me administrator Domenico Lunanuova. Lidhur me këtë çështje pak kohë më parë ka përfunduar dhe një kontroll auditi, i cili tashmë është administruar nga prokurorët e çështjes, si provë materiale. Periudha kur është konkretizuar ky megatender në Policinë e Shtetit, përkon me kohën kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha, kryetari aktual i Partisë Demokratike.
Ministria e Brendshme ka kallëzuar penalisht 20 drejtues të lartë dhe specialistë të policisë së Shtetit për tenderimin dhe zbatimin e kontratës për vendosjen e kamerave të sigurisë në Tiranë. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë mbi 389 milionë lekë të reja, për vendosjen e rreth 220 kamerave të sigurisë, të cilat do të menaxhohen nga salla operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Projekti i ndarë në disa faza është fituar kryesisht nga kompania “First shpk” me përfaqësues ligjor Gëzim Hoxha.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com