Tenderi i Albpetrol
Damir Fazliç në Tiranë
VIDEO/
Damir Fazliç, sekseri serbo-boshnjak, erdhi mbrëmë në Rinas, pak orë para hapjes së tenderit për shitjen e Albpetrolit nga qeveria shqiptare. Qeveria do të shesë kompaninë e vetme të naftës dhe gazit për të cilën kanë shprehur interes shumë kompani të huaja.
Damir Fazliç, sekseri serbo-boshnjak, i njohur në Shqipëri si mik i familjes së kryeministrit Sali Berisha, erdhi mbrëmë në Shqipëri. Në orën 23.45, ai ishte njëri prej dhjetra pasagjerëvë që zbritën në pistën e Rinasit. Si rastësisht, ardhja e tij përkon me hapjen e tenderit sot për shitjen e Albpetrolit, ndërmarrjes së vetme shtetërore shqiptare të naftës dhe gazit, e cila do tu jepet 100 për qind privatëve.
Kamera e Tv A1 Report arriti të filmojë Damir Fazliç, kur zbriti në aeroportin "Nënë Tereza". Më pas biznesmeni serbo boshnjak është larguar me makinën tip Benz me targa Tr 2197 T.
Sipas burimeve, Fazliç është përfaqësuesi i njërës prej firmave që kanë shprehur ambicie të mëdha për të marrë Albpetrolin, duke parathënë kështu edhe fituesin e ardhshëm, që mendohet të jetë një kompani lindore. Herën e fundit kur ishte me mision në Tiranë Fazlic, në prill, ndodhi skandali i refuzimit të fituesit të tenderit të shpallur nga banka gjermane KFW, për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës, kur tenderi iu dha serbëve të lidhur me Fazliç.
TenderiPas një shtyrjeje prej dy muajsh të afatit të dorëzimit të ofertave, sot do të hapen në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës zarfat me ofertat nga 19 kompani që synojnë të privatizojnë Albpetrolin. Deri dje, dokumentat ishin tërhequr nga 19 kompani të tilla, nga e gjithë bota, ku spikatin edhe kompani si Gazpromi rus dhe GPRO e Kinës. Madje, kanë qenë këto të fundit që kanë kërkuar edhe shtyrjen e procesit. Burime nga METE bëjnë të ditur se qeveria shqiptare do të ishte e kënaqur edhe me një shifër në masën e 300 milionë eurove, që konsiderohet si qesharake nga ekspertët e fushës. Pjesë e komisionit vlerësues, po pa të drejtë vote, do të jetë edhe kompania konsulente amerikane "Patton Boggs", që mbikëqyri edhe procesin e shitjes së ARMO-s disa vjet më parë.
Albpetroli shitet me 100 për qind të aksioneve, ndryshe nga çka ndodhur në vende të tjera, ku shteti ka vazhduar të mbajë paketën kontrolluese, duke qenë se fjala është për një sektor shumë strategjik, që nuk duhet të kontrollohet nga të huajt. Kështu, psh, në rastin e Kroacisë, ndërmarrja INA u shit vetëm në masën 25 për qind, ndërkohë që tri të katërtat e aksioneve vazhdon t'i kontrollojë shteti. Oferta për Albpetrolin përfshin, jo vetëm të gjitha asetet e konsiderueshme dhe në prodhim aktiv të ndërmarrjes, por edhe lejet e licencat për shfrytëzim e kërkim deri në një periudhë 25-vjeçare, që shteti shqiptar ka lidhur nëpërmjet Albpetrolit me të tretë, si edhe të drejtën e blerjes së emrit për të konkurruar në treg.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.7%
-
Jo
52%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1470
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor, 18:29
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali edhe 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën
25 Nëntor, 18:08
-
Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
25 Nëntor, 18:03
-
Aktorja Eliona Pitarka në protestën për Martin Canin: Kërkoj transparencë dhe drejtësi
25 Nëntor, 17:59
-
Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
25 Nëntor, 17:53
-
Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj
25 Nëntor, 17:44
-
Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)
25 Nëntor, 17:40
-
Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)
25 Nëntor, 17:32
-
Masat e SPAK për gazetarët, Sali Berisha: Artan Hoxha anëtar i bandës Bajri! T'i hiqet masa Qynos
25 Nëntor, 17:31
-
Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër
25 Nëntor, 17:23
-
Kuvendi në seancë të posaçme, kryeparlamentarja e Çekisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Ka rol të rëndësishëm kundër ndikimit rus
25 Nëntor, 17:18