Tenderi i barnave, PD: Ndërhyri
Beqaj, të hënën padi në Prokurori

Tenderi i barnave, PD: Ndërhyri<br />Beqaj, të hënën padi në Prokurori
Partia Demokratike do të padisë të hënën në Prokurori Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas kësaj force në vitin 2014, nëpërmjet një udhëzimi, Beqaj ka favorizuar kompaninë “Delta Farma” të fusë barna të pacertifikuara në territorin e vendit.

Sipas PD, ministri ka urdhërur ndryshimin e dokumentave të tenderit për procedurën e prokurimit.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, tha se Shqipëria nuk ishte në gjendje emergjence për të futur barna të parcertifkuara, por shton ajo, pas kësaj fshihen interesa korruptive. 

"Ka vetëm një rast kur Ministri i Shëndetësisë mund të fusë në vend barna të pacertifikuara, vetëm kur vendi përballet me situata emergjente.
Po cila ishte situata emergjente. Ua themi ne. Emergjenca e Ilir Beqës për të vjedhur.
Në vitin 2014 me një udhëzim, Beqaj i ka hapur rrugën e abuzimeve me miliarda lekë duke i dhënë mundësinë klientit të tij, “Delta Farma”, të futet në tregun e ilaçeve, me barna që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve.
Pasi e ka shpallur një tender publik, për blerjen e barnave spitalore me 11 mars, dhjetë ditë më pas, me shkresën nr. 1668/4 Prot, me këtë shkresë këtu, Ministri i Shëndetësisë urdhëron ndryshimin e dokumenteve të tenderit për procedurën e prokurimit.
Ilir Beqaj, i hapi rrugën klientit të tij për ta bërë fitues, duke hequr detyrimin për këto dokumenta:
-Vërtetim për regjistrimin e medikamenteve të ofertuar ose certifikatë regjistrimi nga QKKB.
-Autorizim nga prodhuesi nëpërmjet të cilit konfirmohet se operatori ka të drejtën e tregtimit të barnave
Këto ndërhyrje të Beqës janë në shkelje flagrante të nenit 11, 47 dhe 18 të ligjit nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” i cili përcakton që: “Barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë duhet të jenë të regjistruara.”
Në shkelje të ligjit, por në përputhje të plotë me interesin personal.
Kështu iu hap rruga mikut të Beqës, Delta Farma, që sic shihet nga ky dokumenti këtu ka bërë kërdinë me kontratat që i ka dhënë Ilir Beqaj.
Ky biznes bëri që të hyjnë barna të pasigurta dhe dëmtuese për jetën e qytetarëve, sic janë rastet e bëra publike të Avastinës, që rezultoi i falsifikuar.
Ilir Beqaj është përgjegjës për këtë aferë kriminale.
Partia Demokratike, do të dorëzojë nesër një kallëzim penal në Prokurori për këtë çështje
", tha zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.​

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit