Gjykata e Posaçme nuk ka ndryshuar masën e arrestit për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin, duke e lënë sot në qeli. Gëllçi kishte kërkuar një masë më të butë sigurie për shkak se nuk paraqet rrezikshmëri, kërkesë e cila nuk u pranua nga GJKKO. Vendimi për Gëllcin u mor ditën e sotme, pasi seanca gjyqësore një ditë më parë u shty për shkak se SPAK bëri kërkesë për më shumë informacion, për tender të tjerë të zhvilluar gjatë viteve të fundit në RTSH.
Gëllçi është tashmë nën hetim për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor i RTSH-së. Avokati i ish-drejtorit të RTSH-së, Dorjan Matlija i ka cilësuar si tregues kryesor që hetimi për tenderin e parë ka dështuar zgjerimin e hetimeve.
Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së, çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK bëri arrestimin e tyre.
Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH. Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim. E ndërsa, Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.3%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2288
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Ngjela për Report Tv: Berisha e dhëndri do dënohen, u sekuestrojnë edhe pronat! SPAK nuk preket, krijesë e SHBA
27 Janar, 19:17
-
Votimi për Drejtorin e RTSH i pavlefshëm dhe i paligjshëm, ja dy shkeljet e Këshillit Drejtues
27 Janar, 18:55
-
Këshilli Drejtues i RTSH: 2 kandidatët që vazhdojnë garën për drejtor, ja kush u skualifikua
27 Janar, 17:46
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në burg për Arben Meskutin, pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale
27 Janar, 14:09
-
Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide sot në SPAK, së shpejti dosja në GJKKO
27 Janar, 10:07
-
Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)
27 Janar, 10:00
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
RTSH heq kryeredaktorin e lajmeve, Olsjan Laskaj! Reagon Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë: Në kundërshtim me ligjin, rishikoni vendimin
25 Janar, 13:24
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34