TIRANË- Një tender korruptiv në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së, ka çuar në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK ka bërë arrestimin e tyre mbrëmjen e sotme, pasi GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg’.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH. Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim. E ndërsa, Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.
" Në proçedurën e prokurimit "Proçedurë e hapur", me objekt "Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro", me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal. Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës", parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal", thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.
Nga sa bëjnë me dije burimet për Report Tv, Gëllçi është arrestuar në Kolonjë te shtëpia e prindërve të tij, e ndërsa ka qenë në përgjim për lëvizjet që po bënte. Dosja për arrestimin e tij është dërguar në SPAK nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Thoma Gëllci u lirua nga detyra në 21 maj 2021. Vendimi u mor nga Këshilli Drejtues i RTSH, me votimin pro të tetë anëtarëve.
Njoftimi i plotë i SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar proçedimin penal nr.82/2020 për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë proçedim rezultoi se:
Në proçedurën e prokurimit "Proçedurë e hapur", me objekt "Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro", me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal. Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës", parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. dhe Th.G. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: "Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Vendosjen e masës të sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasit nën hetim Th.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal. Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal "Arrest në burg" ndaj shtetasave nën hetim J.T., A.M. dhe E.M., të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal.
Ky vendim është ekzektuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Njoftimi i SPAK
rtsh.jpg" style="height:430px; width:780px" />
Thoma Gëllçi ka studiuar gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës, në periudhën 1980-1984.
Nga viti 1985 deri më 1992, ai punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën Zëri i Popullit, organ zyrtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe, pas vitit 1991, i Partisë Socialiste.
Në periudhën 1992-1996, ai shërbeu si kryeredaktori i gazetës Zëri i Popullit, gjatë kohës kur Partia Socialiste ishte në opozitë.
Gëllçi shërbeu si zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me Kryeministër Bashkim Fino gjatë periudhës mars-qershor 1997.
Me ardhjen në pushtet të socialistëve, ai shërbeu si zëdhënës dhe drejtues i zyrës së informacionit të kryeministrave socialistë: i Kryeministrit Fatos Nano më 1997-1998, i Kryeministrit Meta më 1999-2002 dhe sërish i Kryeministrit Nano më 2002 deri më 2005.
Pas largimit nga pushteti, në vitin 2005, të PS-së, Gëllçi emigroi në SHBA, nga ku u kthye për të marrë drejtimin e RTSH në maj të 2016 e ndërsa u lirua nga detyra pas 5 vjetësh në maj të 2021. Në vend të tij, u emërua Martin leka.
I ftuar në “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk kishte dijeni mbi aksionin e SPAK që çoi në arrestimin e Thoma Gëllçit, ish-drejtorin e RTSH-së, teksa shtoi se sapo e ka marrë vesh këtë lajm.
“Nuk e dija. Tani po e marr vesh”, tha Rama.
Report Tv mëson se Thoma Gëllci, ish-drejtori i RTSH-së është arrestuar ne Kolonjë te shtëpia e prindërve të tij. Mësohet se i është kapur nga policia e Kolonjës teksa është përgjuar për lëvizjet që po bënte.
Report Tv ka mësuar se kanë rënë në pranga Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj. Të tre janë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të cilët kanë bashkëpunuar në Thoma Gëllçin, në tenderin korruptiv prej 1 mln euro.
Sa bukur, sa i fillon herimet SPAK, i largojne dhe mga detura, ky, zv.ministrja e te tjere. Sekreti hetimor e di SPAK, KIM dhe RAMA.
PërgjigjuKy Alban Malaveci kokrra e bixhozciut dhe legen...habi qe I ka shpetu burgut deri tani!!! Ne te semes vella
PërgjigjuEdhe Olsi Rama ne tave eshte, ja kane prere bileten vetem nje kalimshe. Dosjen e tij e kane Amerikanet ne dore, sidomos ate te Zibrakes, gojet e liga thone, qe edhe pasaporten Amerikane kane per tia hequr,(ceshtje kohe) dhe ta shpallin non grata. Te shohim dite me te mire kane per te ardhur.
PërgjigjuFjale Jan old asgje skan per ti ber Jan raport te tjera me diplomacine Usa ehu ai ska dal ne asnje qosh ka qen shum I kujdesshem pastaj xibraka kishte mbi 4 vjet qe funksiononte. Kan mbytur europen me droge prej 48 muajsh besoj biliarda...
Mallkimi i kosta grillos . Pasi iku nga kjo bot ju vun prangat gellcit nuk ja arriti ksaj dite kosta i shkrete
PërgjigjuAvash avash do japë dorëheqjen dhe Engjëll Agaçi, koka e meduzës për të gjithë tenderat. Po i mbaron kandili dhe Don Agaçit…
PërgjigjuPo korrupsioni ku eshte ketu apo e shtoni ju qe beni shkrimin?
PërgjigjuIshalla po thot qe ja ka dhen Si Rames
Përgjigjugellçi nuk bente dot asgje pa fjalen e olsi rames. kete ja u them si punonjes shume i vjeter i rtsh
PërgjigjuSPAKU@KAPAKU kur do ngjitet te ish kryeministrat,presidentet??? Kete pyetje ka populli shqiptar nga mengjesi deri ne mbremje dhe bile edhe ne gjume. Me gëllç e nënkëllqe sna e shëroni dot shpirtin.