Tenderi i hapur nga bashkia e Fierit për dhënien me koncesion një kompanie private ndriçimin publik të rrugëve të qytetit po shqyrtohet prej dy vitesh nga drejtuesit e kësaj njësie vendore. Teksa ky tender pritet te finalizohet vetëm 20 ditë para zgjedhjeve lokale nënkryetari i bashkisë, Flamur Mato, në një interviste për A1 Report ka dhënë më shumë detaje rreth këtij koncensioni.

Sipas tij partneriteti me privatin pritet të sjellë një përmirësim të këtij shërbimi dhe kursim të energjisë elektrike ndërsa koncensioni do jetë për 7 vite. Nënkryetari I bashkisë theksoi se afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 1 qershor e vitit 2015

Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)