Tenderi për fushën e sportit/ Kallëzohet ish-kryetarja e bashkisë së Prrenjasit, Rira: Akuzat politike!

Nuri Belba, kryetari i ri i bashkisë së Prrenjasit i zgjedhur në zgjedhjet e 30 Qershorit ka kallëzuar penalisht ish-kryetaren e bashkisë, Miranda Rira e zgjedhur në 2015 nga radhët e LSI-së. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja ka siguruar kallëzimin penal që dorëzoi në prokurori ish-deputeti i PS-së, aktualisht në drejtimin e bashkisë së Prrenjasit.

Në datë 23 janar 2019 u zhvillua procedura e prokurimit e hapur për ndërtimin e fushës së re të sportit me fond limit 82, 544, 578 lekë, ku sipas kryetarit te bashkise ka pasur shkelje, pasi njëra nga firmat ka depozituar ankimin pasi u skualifikua. Belba gjatë fushatës elektorale premtoi se do të depozitonte kallëzim sapo të merrte çelësat e bashkisë pasi ngriti akuza për procedurën dhe kështu bëri, teksa në datë 10 shtator çoi dosjen në prokurori.

Por ish-kryetarja e bashkisë Miranda Rira ka reaguar në një postim në rrjetet sociale duke i cilësuar akuzat dhe padinë si politike. Sipas saj, vendimi i gjykatës administrative i dha të drejtë bashkisë për ndërtimin e fushës së sportit. "Ky vendim gjykate hedh poshtë gjithë gjuetinë e shtrigave që ju keni bërë e që vazhdoni të bëni ndaj meje" shprehet Rira.

Kallezimi penal i Nuri Belbes per ish-kryetaren Miranda Rira

Postimi i plote i Miranda Rires dhe vendimi i gjyaktes administrative
Shukriu i Prrenjasit, lartmadhnia e tij Z.Nuredin Belba, pasi shqeu dyert e bashkise dhe hyri ne bashki pa vote e pa gare, ka filluar te beje edhe kallezime penale! Ky merhum qe mbaroi shkollen e nates ne moshen 50 e kusur vjeç me mesatare 5.6, qe shpenzoi parate e taksapaguesve ne kuvend per dy vjet por qe se hapi njehere gojen per hallet dhe problemet e komunitetit te Prrenjasit, nuk ben gje tjeter veçse presion psikologjik dhe spastrim per punonjes qe nuk iu binden atij apo qe kane bindje te tjere politike.

Kuptohet se kjo eshte lufta politike e Tao Balles ndaj meje dhe jo e Nures, sepse ate e terheqin prej hunde! Qysh se u fitua projekti i ndertimit te fushes se sportit e deri tani, keta mercenare te veshur me pushtet politik, keta pelivane qe kane zaptuar nga KPP ( Komisioni Prokurimit Publik) dhe institucione te tjera publike, keta qe zhvatin cdo dite miliona leke nga hecet ne Librazhd e Prrenjas,keta qe bejne namin me çdo vend pune e me çdo tender ne 7 bashkite e qarkut te Elbasanit, keta qe paguajne media e kanale televizive per te bere skupe, keta gjoja ngrene edhe padi!

Keta penguan ndertimin e fushes se sportit, nje premtim i imi dhe i vete Kryeministrit Rama, qe ne kohen kur ishim ne koalicion dy partite e majta shqiptare! Keta e penguan pastrimin e qytetit, penguan ndertimin e fushes se sportit, sepse aq pune sa ne kemi bere ne 4 vite ( edhe pse 2 vjet kemi pasur keshillin bashkiak kunder), Tao me Nuren se ka bere ne 20 vjet qe ka qene deputet i Prrenjasit! E ka lene kete zone ne varferi, qe ta zhgrrabe e ta shqyeje sa me shume, me hecet, pyjet, tenderat, ujin, rruget e gjithçka!!

Nuredin, ti sapo hyre ne ate zyre te pamerituar jo vetem nder socialistet e Prrenjasit por edhe ne perballjen elektorale ndaj meje, anullove te gjitha kontratat, sepse ai qe te vuri ty aty ( Mr. George), prandaj te vune ty, te te perdorin e te te tregojne se ç'te besh! Per ate fushe sporti, ka nje vendim gjykate ( per te interesuarit do ta gjeni me poshte), nje vendim me 37 faqe qe tregon se kontrata duhet lidhur dhe fusha e sportit te Prrenjasit, duhet te ndertohet, ku i jepet te drejte bashkise dhe KVO- se!

Ky vendim gjykate hedh poshte gjithe gjuetine e shtrigave qe ju keni bere e qe vazhdoni te beni ndaj meje! Ti qofsh qe s'ke frike nga gjykata! Ne fund, do ta shohim kujt do t'i jape gjykata te drejte! Para se te harxhosh kohe duke u marre me mua, merru me sherbimin ndaj qytetareve se e ke per faqe te zeze! E verteta do te dale ne pah dhe ti ashtu siç erdhe, vjedhurazi e me benevreke ne plazh, ashtu edhe do te ikesh!!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moni: 13/09/2019 16:58

    Po c,pune kane se sa shkolle ka kryetari i bashkise. Sipas ligjit kryetari i bashkise mund te mos kete asnje klase shkolle.

    Përgjigju
  • Lsi Perrenjas: 13/09/2019 13:40

    Te erdhi fundi moj zonja dhelper. te fala nga rrajca

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi