MELBOURNE, Australi - Për herë të parë në karrierë, tenisti Carlos Alcaraz është në finalen e 'Australian Open', turneu të vetëm Grand Slam që ai nuk e ka fituar në karrierë. Spanjolli mposhti gjermanin Alexander Zverev 3-2 në pesë sete (6-4, 7-6, 6-7, 6-7 dhe 7-5) dhe bëri të vetën një takim, i cili hyri në hisotrinë e turneut pasi zgjati plot 5 orë e 27 minuta, në të cilat nuk munguan nervat.

Gjatë setit të tretë, me Alcaraz që udhëhiqte 5-4, spanjolli, dukshëm me dhimbje, kërkoi një pushim mjekësor, duke shfryrë tërbimin e Zverev . Gjermani argumentoi se kundërshtari i tij nuk mund ta ndërpriste ndeshjen me ndërhyrje mjekësore për të trajtuar dhimbjet e barkut dhe ishte shumë i ashpër me gjyqtaren.

SFIDA - Ndeshja nisi mirë për Alcaraz (numri një në botë) që fitoi dy setet e para, por gjermani që është i treti në botë, rikuperoi në dy setet e tjera dhe e dërgoi ndeshjen në një finale dramatike. Në fund, edhe pse shërbimet ishin për Zverev, ky i fundit gaboi dhe finalja i buzëqeshi Alcarazit, e para për të në Grand Slamin e vetëm që i mungon në kabinetin e fitoreve.

Tanimë Alcaraz do përballet me Novak Djokovic në finalen e cila zhvillohet të dielën në orën 09:30 të mëngjesit me kohën shqiptare.