KATAR - Tenisti Carlos Alcaraz konfirmoi formën e jashtëzakonshme në këtë fillim sezoni, duke u kualifikuar në finalen e turneut ATP 500 Doha. Numri një i botës mposhti kampionin në fuqi të këtij turneu, Andrey Rublev, me rezultatin 7-6, 6-4, pas një sfide që zgjati rreth dy orë.

Spanjolli tregoi qetësi në momentet vendimtare të setit të parë, ndërsa në të dytin ruajti avantazhin për të prerë biletën për në finale, ku synon trofeun e dytë për vitin 2026 pas triumfit në 'Australian Open'.

Kundërshtari i tij për titullin kampion të këtij eventi do jetë francezi Arthur Fils, i cili kaloi çekun Jakub Mensik. Ky i fundit vinte me moral më të lartë pasi në çerekfinale eliminoi italianin, numrin dy të botës, Jannik Sinner, në një ndeshje me tre sete. Fusha tregoi diçka tjetër, me Arthur Fils që fitoi 2-0 me sete dhe shtesë. Finalja luhet sot në orën 19:00.